KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Narkotikë mbi 500 kg dhe armë të rënda, Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn
Siguri

Narkotikë mbi 500 kg dhe armë të rënda, Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn

Kosova News
Kosova News 13:51 -28/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë, Komuna e Suharekës, i cili ishte në kërkim nga organet e rendit, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Lidhur me këtë çështje penale, Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më datë 16.09.2025 kishte zhvilluar një aksion, gjatë të cilit në një objekt (shtallë) në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi e madhe e substancës narkotike të llojit marihuanë – kanabis sativa, mbi gjysmë tonelate, saktësisht 512 kilogramë, në faza të ndryshme të përpunimit dhe tharjes, shkruan IndeksOnline.
Gjatë aksionit janë sekuestruar: një granatëhedhës (mortajë), një raketë krahu, një pushkë gjuetie, fishekë të pushkës, një traktor me rimorkio, pajisje dhe vegla pune të përdorura për kultivim dhe përpunim, dy telefona celularë, si dhe prova të tjera materiale.
Po ashtu, prokuroria ka lëshuar urdhër të përkohshëm për sekuestrimin/ngrirjen e dy parcelave me sipërfaqe prej 1963 m² dhe 1438 m², të cilat gjenden në fshatin Maqitevë.

Lidhur me këto veprime, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale ndaj F.N., dhe sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri në një periudhë të pacaktuar kohore e deri më datë 16.09.2025, në pjesën malore të fshatit Maqitevë, ka kultivuar pa autorizim bimën kanabis sativa me qëllim prodhimin dhe përgatitjen për shitje të narkotikëve dhe shpërndarjen e kësaj substance në treg.

Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”267, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri, gjendet në ndalim 48 orësh, dhe për të njëjtin Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Kosova News 28/03/2026 28/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?