KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Muriqi: Botërori do të ishte “pavarësia e dytë” e Kosovës, pas tij mund të largohem nga Kombëtarja
Sport

Muriqi: Botërori do të ishte “pavarësia e dytë” e Kosovës, pas tij mund të largohem nga Kombëtarja

Alban Begolli
Alban Begolli 23:46 -27/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka dhënë një deklaratë emocionale para finales ndaj Turqisë, sfidë që vendos për një vend në Kupën e Botës 2026.

Në një intervistë për HT Spor, ai e cilësoi kualifikimin e mundshëm si një moment historik për vendin, duke e krahasuar me shpalljen e pavarësisë, transmeton KosovaNews.

“Nëse marrim pjesë në Kupën e Botës, për qytetarët tanë kjo do të jetë si një pavarësi e dytë. Të gjithë janë shumë të emocionuar dhe shpresëplotë”, u shpreh Muriqi.

Sulmuesi dardan la të kuptohet edhe për një vendim të madh në karrierën e tij me Kombëtaren.

“Në prill bëhem 32 vjeç. Nëse e arrijmë këtë ëndërr dhe shkojmë sa më larg në Botëror, mendoj se do të jetë koha t’i them lamtumirë Kombëtares. Ky është kulmi për një futbollist dhe pas kësaj, rruga duhet t’u lihet të rinjve.”

Muriqi foli edhe për lidhjen e tij të veçantë me Turqinë, ku ka kaluar një pjesë të rëndësishme të karrierës.

“Unë u bëra Vedat në Turqi. Gjatë tetë viteve atje, klubet më formuan si lojtar. E flas turqishten si gjuhë amtare dhe respekti im për atë vend është i madh. Jemi rivalë vetëm për 90 apo 120 minuta.”

Sa i përket ndeshjes, ai pranoi se Turqia konsiderohet favorite në letër, por theksoi se Kosova do të mbështetet te avantazhi i fushës dhe forca e grupit.

“Turqia ka shumë cilësi, por ne kemi avantazhin që luajmë në shtëpi. E kemi treguar edhe ndaj Sllovakisë se nuk dorëzohemi kurrë. Jemi një ekip që lufton për çdo top.”

Në fund, Muriqi premtoi se Kosova do të japë maksimumin në një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj.

“Do të japim gjithçka në fushë për ta realizuar këtë ëndërr.”

Gjithashtu lexoni:

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Alban Begolli 27/03/2026 27/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?