Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë dalë edhe sot para gjykatës
Nën masa të rrepta sigurie, që të tre u sollën nga forca policore në gjykatore.
Paraqitjen e mbrojtjes së tij po e jep i akuzuari i tretë për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla.
Kokalla ka thënë se policia i kërkuan atij t’iu tregojë skenarin. Ndërsa ka thënë se nuk ka takuar as Naimin dhe as Granitin dhe se nuk ka bërë kurrfarë marrëveshje me ta, sa i përket aktakuzës.
“Policia më kërkuan t’iu tregojë skenarin, më than je i akuzuari kryesor për rastin e Liridonës. Une nuk e kam taku as Naimin as Granitin e as nuk kam bo kurrëfarë marrëveshje sa i perket aktakuzes”, ka thënë Kokalla.
Kokalla po ashtu ka zbuluar se ka hyrë 25 mijë euro borxh për Naim Murselin dhe se Naimi e ka mbajtur afër për këtë arsye.
Ndryshe, sipas aktakuzës, Kokalla ngarkohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.


