KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rrjeti i drogës në Prishtinë bie në pranga, prokuroria jep detajet e fundit
Siguri

Rrjeti i drogës në Prishtinë bie në pranga, prokuroria jep detajet e fundit

Kosova News
Kosova News 13:13 -26/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), njofton se nën udhëheqjen e Prokurorit të shtetit është realizuar me sukses një operacion antidrogë i koduar “Delivery”.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar pesë (5) persona, në raste të ndryshme të ndërlidhura me një objekt banesor ku katër (4) prej tyre dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, sipas nenit 267 të KPRK-së, dhe një (1) person për veprën penale ‘’Hyrja e paautorizuar kompjuterike’’, sipas nenit 277/D, dhe ‘’Mashtrimi Kompjuterik’’, nga neni 277/K sipas Ligjit Nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Nr.06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës.

Pas një pune intensive hetimore, dhe grumbullimit të informatave relevante lidhur me aktivitetet kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve, janë identifikuar katër (4) persona të dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike të dyshuar të llojit marihuanë dhe kokainë në Komunën e Prishtinës.
Ndërkohë, Prokurori i shtetit në bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës, ka realizuar bastisje në katër lokacione të ndryshme në Komunën e Prishtinës.

Gjatë këtyre bastisjeve janë gjetur dhe sekuestruar: një paketim me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë me peshë totale 1.117.5 gramë, dhe dy paketime me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë 2.221 gramësh, para të gatshme në vlerë prej 4045 euro, 40 funta dhe 40 franga, dy (2) vetura, katër (4) telefona celularë, si dhe njëzetë e pesë (25) qese me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, me peshë totale prej 11.9 gramësh.

- Reklamë -

Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjë prej masave për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore për zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Kosova News 26/03/2026 26/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare
11:25 -04/06/2026
Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën
11:01 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?