KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tërrnje
Politikë

Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tërrnje

Kosova News
Kosova News 16:39 -25/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në përvjetorin e masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë në fshatrat Celinë, Fortesë, Goden, Randobravë dhe Tërrnje, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi fshatin Tërrnje të Suharekës.

Nga aty ajo kujtoi të gjitha viktimat e këtyre masakrave dhe ritheksoi se institucionet shtetërore kurrë nuk do t’i harrojnë këto krime dhe nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi.

Haxhiu theksoi se këto krime ishin të organizuara dhe të udhëhequra nga aparati shtetëror serb, si pjesë e një plani të gjerë për spastrimin etnik dhe shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë.

 “Më 25 mars 1999, vetëm një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, regjimi i Millosheviqit intensifikoi dhunën ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë. Në të njëjtën ditë, në disa fshatra të vendit tonë u përsërit i njëjti skenar i krimit shtetëror dhe gjenocidit. Në Celinë, Fortesë, Goden, Randobravë dhe Tërrnje u vranë rreth 200 civilë të pafajshëm, gra, fëmijë dhe pleq të pambrojtur. Familje të tëra u shuan, shtëpitë u dogjën dhe fshatrat u zbrazën nga jeta”, rikujtoi kryetarja Haxhiu.

- Reklamë -

 Duke ndarë dhimbjen me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe me ato që ende nuk i kanë gjetur trupat e të zhdukurve me dhunë, Haxhiu theksoi se Kosova nuk do t’i harrojë kurrë dhe nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për ta./Indeksonline/

Gjithashtu lexoni:

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit

Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kosova News 25/03/2026 25/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
16:19 -04/06/2026
U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së
15:55 -04/06/2026
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
15:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?