KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Brukseli, vigjilent ndaj reformave në Shqipëri
Rajon

Brukseli, vigjilent ndaj reformave në Shqipëri

Kosova News
Kosova News 20:38 -24/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sytë e Brukselit vijojnë të mbeten vigjilentë ndaj reformave në Shqipëri, sidomos ndaj reformës në drejtësi, e cila mbetet një nga proceset më të rëndësishme dhe më të monitoruara me përkushtim nga Bashkimi Evropian.

Kështu deklaroi Komisionere për Zgjerimin e Bashkimi Evropian, Marta Kos  në forumin e Politico, duke theksuar se progresi i Shqipërisë në këtë drejtim është i dukshëm, por kërkon vazhdimësi dhe seriozitet.

”Siç e dini SPAK po bën një punë të shkëlqyer në Shqipëri dhe në fakt është normale që ata të hetojnë apo të gjejnë shkelje”.

Në fjalën e saj, Marta Kos u shpreh se reforma në drejtësi nuk lidhet vetëm me ndërtimin e një kuadri të fortë ligjor, por edhe me zbatimin e tij në praktikë dhe me besimin që qytetarët duhet të kenë tek institucionet.

“Një tjetër element në luftën kundër korrupsionit, sidomos për vendet kandidate është se ti mund të kesh legjislacionin më të mirë por nëse korrupsioni është i pranuar në ato vende, atëherë të shfaqet një problem tjetër. Pra të gjithë ato vende, po shkojnë drejt një procesi të ndryshimit të mendësisë së konceptit të korrupsionit dhe për këtë do të duhet kohë”.

Sa i përket çështjes që lidhet me Belinda Balluku, komisionerja theksoi se është normale që në këtë fazë të reformës të ketë hetime ndaj zyrtarëve të lartë.

“Ju përmendët rastin e çështjes Balluku, të cilat ne po i monitorojmë me vëmendje. Por përpos çështjeve nën hetim, të rëndësishme janë dhe reagimet”.

Sipas Kos, më e rëndësishme sesa vetë hetimi është mënyra se si institucionet dhe shoqëria reagojnë ndaj këtyre rasteve, duke treguar pjekuri demokratike dhe respekt për shtetin e së drejtës.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 24/03/2026 24/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?