KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon që Prokuroria në Hagë të mos prezantojë prova të reja, përjashtimisht vetëm në rrethana të jashtëzakonshme
Siguri

Mbrojtja e Hashim Thaçit kërkon që Prokuroria në Hagë të mos prezantojë prova të reja, përjashtimisht vetëm në rrethana të jashtëzakonshme

Kosova News
Kosova News 12:13 -24/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbrojtja e Hashim Thaçit e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, ka kërkuar nga trupi gjykues në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, që të urdhëroje Prokurorinë të mos nxjerrë prova të tjera përveç se në rrethana të jashtëzakonshme.

Sipas aspektit procedural, siç paraqitet në parashtresën e mbrojtjes, më 18 shkurt 2026 trupi gjykues ka mbyllur çështjen në këtë rast gjyqësor dhe shprehimisht ka thënë se në përputhje me Rregullën 136, në këtë fazë nuk mund të paraqiten më ndaj tyre parashtresa ose prova të tjera përveçse në rrethana të jashtëzakonshme.

Ndërsa, sipas mbrojtjes, më 4 mars, Prokuroria ka vendosur tre artikuj të rinj në qasje për panelin, me pretendimin se i nënshtrohen Rregullës 103.

Rregulla 103 sipas Rregullores së Procedurave dhe provave, ka të bëjë me provat shfajësuese, e cila parasheh se: “Në varësi të rregullës 107 dhe rregullës 108, Prokurori i Specializuar i vë menjëherë në dispozicion Mbrojtjes çdo informacion për të cilin ka arsye të besohet se sugjeron pafajësinë, apo lehtëson fajësinë e të akuzuarit, apo ndikon në besueshmërinë ose mbështetshmërinë e provave të Prokurorit të Specializuar, sapo një informacion i tillë të jetë nën ruajtjen, kontrollin apo dijeninë faktike të Prokurorit të Specializuar”.

Mbrojtja thotë se atë ditë kishte kërkuar sqarim nga Prokuroria nëse po ia bën me dije trupit gjykues për provat e tilla. Ndërsa, Prokuroria veprim të ngjashëm pretendohet se kishte bëre edhe më 10 mars duke i vendosur në Legal Workflow edhe dy artikuj të tjerë me pretendimin se i nënshtrohen rregullës së njëjtë.

“Rregulla 136 është e qartë: kur procedurat u mbyllën më 18 shkurt 2026, nuk mund të bëhen më parashtresa të tjera ndaj Panelit dhe Paneli nuk mund të pranojë më parashtresa të tjera ose të dëgjojë prova, përveç nëse rrethana të jashtëzakonshme kërkojnë ndryshe. Vetë Paneli i Gjykimit i udhëzoi Palët më 18 shkurt 2026 se në këtë fazë nuk mund të bëhen më parashtresa ose prova të tjera, në përputhje me termat e qartë të Rregullës 136”, thuhet në parashtresën e mbrojtjes.

Ndonëse sipas mbrojtjes rregulla në fjalë nuk lejon që të bëhen parashtresa ose prova shtesë, Prokuroria vazhdon ta bëjë një gjë ë tillë pa treguar se ka rrethana të jashtëzakonshme.

Mbrojtja, gjithashtu thotë se nëse Prokuroria zbulon materiale shfajësuese që kërkojnë rihapjen e çështjes, atëherë i takon vetë mbrojtjes që të paraqes një mocion në përputhje me Rregullën 136 dhe të tregojë arsye të mjaftueshme dhe rrethana të jashtëzakonshme për të pranuar atë material shfajësues si provë.

“Për arsyet e lartpërmendura, Mbrojtja i kërkon me respekt Panelit të Gjykimit që të: URDHËROJË ZPS-në që të mos bëjë zbulime të provave shtesë ndaj Panelit të Gjykimit, qoftë përmes Legal Workflow apo ndryshe, përveç nëse mund të demonstrojë arsye të mjaftueshme dhe rrethana të jashtëzakonshme për ta bërë këtë”, thuhet në parashtresën e mbrojtjes.

Fjala përmbyllëse e Prokurorisë filloi të hënën e 9 shkurtit 2026, dhe përfundoi një ditë më pas, më 10 shkurt, ku kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, kërkoi dënim unik me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit. Po më 10 shkurt u dha fjala përfundimtare edhe nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.

Ndërsa, më 11 shkurt 2026, dha fjalën e tij përfundimtare mbrojtja e Hashim Thaçit dhe e filloi mbrojtja e Veselit, e vazhdoi edhe më 12 shkurt. Po atë ditë e nisi fjalën përfundimtare mbrojtja e Selimit dhe e përfundoi me 13 shkurt, datë në të cilën më pas i nisi deklarimet mbrojtja e Krasniqit. Kjo e fundit përfundoi deklaratat përmbyllëse më 16 shkurt, seancë e cila vazhdoi me pyetjet e trupit gjykues dhe përgjigjet e mbrojtjes dhe Prokurorisë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

Kosova News 24/03/2026 24/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?