KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sukses në bisedimet “sekrete” SHBA-Iran. Trump shtyn sulmet e mëdha me 5 ditë, bie ndjeshëm nafta
Botë

Sukses në bisedimet “sekrete” SHBA-Iran. Trump shtyn sulmet e mëdha me 5 ditë, bie ndjeshëm nafta

Kosova News
Kosova News 15:27 -23/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Amerika diskuton përfundin e luftës me Iranin. Këtë e konfirmon presidenti Donald Trump që përmend bisedime shumë konstruktive mes Teheranit dhe Uashingtonit në ditët e fundit.

“Njoftoj me kënaqësi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendi i Iranit kanë pasur, gjatë dy ditëve të fundit, bisedime shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive tona në Lindjen e Mesme. Bazuar në tonin dhe frymën e këtyre bisedimeve të thelluara, të detajuara dhe konstruktive, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, kam urdhëruar Departamentin e Luftës të shtyjë të gjitha sulmet ushtarake kundër termocentraleve dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesë ditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim”, tha Trump, shkruan A2.

Kjo përbën një kthesë të jashtëzakonshme, pasi Trump kishte kërcënuar të godiste termocentralet iraniane deri të hënën në mbrëmje nëse vendi nuk lejonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Që nga java e kaluar, presidenti amerikan kishte thënë se nuk ishte i interesuar të ndiqte një armëpushim me Iranin.

Por, njoftimi i tij ka ndikuar tregjet botërore me një fuçi nafte që shitet tashmë me 90 dollar për fuçi, ndërsa edhe ajo Brent pësoi ulje në 104.5 dollarë për fuçi. Agjencia iraniane e lajmeve Fars, duke cituar një burim, pretendon se nuk ka komunikime të drejtpërdrejta ose të tërthorta me Shtetet e Bashkuara pasi Donald Trump foli për negociata “shumë pozitive”. Fars, e cituar nga Reuters online, pretendoi gjithashtu se Trump u tërhoq nga ideja e shënjestrimit të termocentraleve iraniane pasi Irani kërcënoi të shënjestronte termocentralet në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, zyrtarë amerikanë dhe izraelitë të sigurisë i thanë gazetës Washington Post se udhëheqësi i ri Mojtaba Khamenei është “i plagosur, i izoluar dhe nuk reagon ndaj mesazheve që i dërgohen”. Zyrtarët izraelitë thonë se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe disa klerikë kanë shtrënguar kontrollin e tyre mbi Iranin. Media Axios raportoi të shtunën se CIA amerikane, Mossadi i Izraelit dhe shërbime të tjera të inteligjencës po punojnë për të gjetur Khamenein, vendodhja e të cilit ka mbetur mister që kur u zgjodh udhëheqësi i ri suprem pas vrasjes së babait të tij. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 23/03/2026 23/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?