KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » REL: Zjarri në kompaninë çeke të armëve të lidhur me Ukrainën po hetohet si sulm terrorist
Botë

REL: Zjarri në kompaninë çeke të armëve të lidhur me Ukrainën po hetohet si sulm terrorist

Kosova News
Kosova News 18:49 -21/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet çeke kanë nisur një hetim lidhur me zjarrin që shpërtheu në një depo të një kompanie që prodhon dronë dhe pajisje të tjera ushtarake, përfshirë një raketë të re lundruese që raportohet se po planifikohej të testohej në luftimet në Ukrainë gjatë këtij viti.

Zyrtarët thanë se zjarri që shpërtheu para agimit në ndërtesën që është në pronësi të prodhuesit të armëve LPP Holding në qyteti Pardubice, rreth 100 kilometra në lindje të Pragës, ishte i qëllimshëm dhe rasti po trajtohet si sulm terrorist.

Një grup që e quan veten Earthquake Faction tha në Telegram se ishte përgjegjës për zjarrin e 20 marsit në këtë objekt, të cilin e përshkroi si një “qendër kyç prodhimi” për armë izraelite dhe i lidhur me atë që e quajti “gjenocid ndaj Palestinës, Iranit dhe Libanit”.

Megjithatë, mediumi çek Seznam zpravy, duke cituar burime anonime, raportoi se zyrtarët e sigurisë po shqyrtojnë edhe mundësinë që të ketë qenë një operacion i rremë dhe se Earthquake Faction, për të cilin mediumi tha se “nuk ka të dhëna që mund të gjurohen”, mund të jetë një mbulesë për një entitet tjetër ose një aktor shtetëror.

“Po merremi me të gjithë informacionin që është në dispozicion. Ekziston një lidhje e mundshme me një sulm terrorist”, tha ministri i Brendshëm, Lubomir Metnar, në një postim në X.

Kryeministri Andrej Babis gjithashtu tha përmes një postimi në X se ngjarja po hetohet si një akt terrorizmi, ndërsa presidenti Petr Pavel theksoi se është e rëndësishme të priten rezultatet e hetimit.

Shefi i policisë kombëtare, Martin Vondrasek, tha se pak pas raportimit të zjarrit rreth orës 04:00, u dërguan mesazhe për disa gazetarë çekë nga një adresë e regjistruar në të njëjtin domen si faqja e Earthquake Faction.

Në një deklaratë në faqen e saj, LPP Holding konfirmoi se një zjarr kishte shpërthyer në një nga objektet e saj dhe tha se nuk do të spekulonte mbi “shkaktarët apo rrethanat”. Kompania shtoi se askush nuk u lëndua gjatë kësaj ngjarjeje.

Mediumi çek Aktualne citoi një përfaqësues të LPP Holding që tha se bashkëpunimi i planifikuar në vitin 2023 me një firmë izraelite, Elbit Systems, kurrë nuk u realizua për shkak të anulimit të një tenderi, dhe se LPP-ja nuk ka prodhuar kurrë dronë izraelitë./REL/

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 21/03/2026 21/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?