KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Do t’i shkrijmë të gjitha strukturat paralele serbe
Politikë

Kurti: Do t’i shkrijmë të gjitha strukturat paralele serbe

Kosova News
Kosova News 20:19 -19/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë të enjten se do të bëhet integrimi i të gjitha strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, por pa ua cenuar serbëve të drejtën për shkollim e trajtim shëndetësor.

Gjatë përurimit të një segmenti të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, tek foli për lehtësirat për serbët gjatë implementimit të Ligjit për të huajt, Kurti tha se zbatimi gradual do të japë efekte pozitive, dhe për krahasim mori edhe afatin shtesë që ishte dhënë për konvertimin e targave të automjeteve nga KM në RKS.

 “Ju e dini që strukturat e tjera ilegale të Serbisë, sikurse ato të sigurisë, pastaj të financave, të administrimit, nuk ekzistojnë më në Republikën e Kosovës. Kanë ngelur edhe arsimi e shëndetësia. Ato do t’i inkorporojmë, por që ta bëjmë këtë, është e domosdoshme që njëherë të kemi listën e të gjithë mësimdhënësve, të gjithë mjekëve, infermierëve të cilët punojnë në këto struktura në sistemin arsimor”, ka thënë kryeministri Kurti. “Ne nuk dëshirojmë që pacientët serbë të ngelin pa trajtim shëndetësor. Ne nuk dëshirojmë që nxënësit serbë të ngelin pa mësim”.

Deklarata e kryeministrit ka nxitur reagim në Beograd.

- Reklamë -

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka theksuar se ky proces nuk nënkupton integrimin e sistemit paralel serb të arsimit dhe atij të shëndetësisë.

“Askush nuk ka dilemë dhe as nuk mashtrohet për atë se cili ishte qëllimi i Kurtit dhe çfarë do të kishte bërë më 15 mars. Megjithatë, të gjitha planet e dëmshme janë penguar, sepse funksionimi i sistemit arsimor dhe shëndetësor serb është çështje e mbijetesës së popullit serb”, ka thënë Petkoviq.

Të shtunën e shkuar, Qeveria është pajtuar që, duke nisur nga 15 marsi, zbatimi i Ligjit për të huajt të fillojë me lehtësira për serbët që punojnë në institucione paralele apo që studiojnë në universitetin në veri. Me kërkesë të Bashkimit Evropian, i cili për këtë çështje e dërgoi në Kosovë emisarin e posaçëm për dialogun, Peter Sorensen, Kosova u pajtua që t’u lëshojë leje qëndrimi 12-mujore studentëve e edhe punëtorëve serbë që nuk kanë dokumente të Kosovës dhe t’i pranojë dokumentet e identifikimit të lëshuara edhe nga strukturat ilegale, edhe për tre muaj.

Vendimi ka nxitur reagimin e opozitës, por u mirëprit nga ambasadorë të akredituar në Kosovë. Opozitarët kanë thënë se Kurti me veprimet e fundit është duke e zbatuar autonominë për serbët dhe se shpejt do ta formojë edhe Asociacionin.

E, gjatë ditës kryeministri u është kundërpërgjigjur akuza.

“Këto pesë vjet sa jam kryeministër shpeshherë eksponentë të opozitës kanë thënë që ‘e bëri Zajednicën këtë muaj’, ‘do ta bëjë Zajednicën muajin e ardhshëm’, por ju e dini që pesë vjet janë 60 muaj, nuk ka Zajednicë. Prandaj, e keni një qeveri të Republikës, e cila është demokratike, e cila siguron mirëqenie për të gjithë qytetarët, siguri e begati për të gjithë pa dallim. Prandaj të gjitha akuzat e tilla janë pavend. Këtë më së miri e dinë qytetarët e Republikës që na mbështesin kaq shumë dhe të cilët i gëzojnë frytet e punës sonë që është obligim dhe përgjegjësi e jona”, ka thënë kryeministri Kurti.

Atij i ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Artan Behrami.

“Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën. Ndërsa, implementimin e saj e ka filluar që nga nënshkrimi i saj në Ohër. Ama, zotimin në letër, me nënshkrim, me logo dhe vulë të shtetit të Kosovës e ka dhënë në këtë dokument”, ka shkruar në Facebook Behrami, dhe përmbajtjes ia ka bashkëngjitur edhe një zotim që liderët shtetërorë e kanë dhënë në 2024-tën, kur në agjendë ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndërkaq në mbledhjen e Qeverisë, ministri Nenad Rashiq, duke u bazuar në nevojën për edukim e integrim të serbëve propozoi që t’i zgjatet mandati Komisionit për verifikimin e diplomave që janë dhënë nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut, i cili u aprovua.

“Komisioni për verifikimin e diplomave gjatë muajit shkurt ka verifikuar 121 diploma, përkatësisht 120 diploma, që do të thotë se në këtë moment ka mbi 700 diploma të verifikuara. Mendoj se puna e këtij Komisioni është vërtet e rëndësishme. Dua të theksoj se kjo ndihmë vjen në një kohë kur po tregohet se Qeveria po punon për përmirësimin e të gjithë sistemit”, ka thënë Rashiq.

Universiteti i Mitrovicës, si edhe i gjithë sistemi arsimor e shëndetësor serb, zhvillojnë aktivitet paralel me financim të drejtpërdrejtë nga Serbia.

Gjithashtu lexoni:

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit

Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

Kosova News 19/03/2026 19/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka
18:59 -04/06/2026
Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë
18:52 -04/06/2026
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë
18:32 -04/06/2026
Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë
18:29 -04/06/2026
Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?