KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Xhudo është suksesi më i madh që kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport
Sport

Kurti: Xhudo është suksesi më i madh që kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport

Kosova News
Kosova News 10:18 -18/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

“Peja lagjja e kampionëve të botës”, kështu e quajti kryeministri Albin Kurti vendin ku u vu edhe gurthemeli për Qendrën Nacionale të Xhudos, e nga ku tha se  xhudo është suksesi më i madh që Kosova ka ndërtuar e treguar si shtet në sport.

“Sot këtu në Pejë në lagjen e kampionëve të botës nuk po vendosim vetëm gurthemel por po vazhdojmë suksesin e xhudos së Kosovës përmes fillimit të punimeve për zgjerimin e  qendrës nacionale të Xhudos. Xhudo është suksesi më i madh që kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport”, tha Kurti.

Kurti ka vlerësuar punën e jashtëzakonshme të xhudistëve të cilët Kosovës i sollën medalje të arta olimpike.

“Rezultatet ndërkombëtare të xhudos vendore, janë dëshmi e punës së përditshme dhe përkushtimit të vazhdueshëm. Kjo qendër, ku ndodhemi tani, është përuruar në shtator të vitit 2021. Një pjesë e rrugës drejt medaljeve olimpike në Paris 2024, është shtruar pikërisht këtu. Pjesa tjetër është bërë në kushte më të vështira, por me punë dhe përkushtim, kjo ekip e jashtëzakonshme e xhudos ka sjellë medalje të arta olimpike nga Rio dhe Tokio. Me angazhimin e pandalshëm të Federatës së Xhudos për ta ngritur Kosovën edhe më lart, në kuadër të programit ‘Kosova Shtet i Xhudos’, sot po nisim këtë investim të ri. Ky projekt përfshin: palestër të re të xhudos me standarde ndërkombëtare dhe objekt multifunksional që përfshin akomodim, pishinë, sallë fitnesi, dhe restaurant. Projekti do të krijojë kushtet që xhudoja e Kosovës të vazhdojë punën përpara, të forcojë rolin e saj si qendër stërvitore në Evropë, dhe njëkohësisht të kontribuojë në zgjerimin dhe ngritjen e sportit, turizmit, dhe ekonomisë në vendin tonë. Pikërisht këtu, në hapësirat e palestrës së re të xhudos, do të zhvillohen edhe garat e sporteve luftarake në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030. Qendra ekzistuese, që nga viti 2021, ka pritur vazhdimisht sportistë dhe ekipe nga vende të ndryshme të botës për kampe stërvitore me kampionët tanë. Aktualisht, po stërviten sportistë nga Ukraina”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës

Kosova News 18/03/2026 18/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?