Një rast i fotografimit dhe incizimit të paautorizuar është raportuar në fshatin Pasjak, në komunën e Novobërdës.
Sipas raportit, më 16.03.2026 rreth orës 22:35, një gardian i burgut ka vërejtur një dron duke qëndruar mbi hapësirat e burgut, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti është cilësuar si fotografim dhe incizim i paautorizuar.
“Njësit policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rast”, thuhet në raportin policor.


