KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Bizneset e qytetarët përfitojnë nga tregu i përbashkët rajonal
Politikë

Kusari-Lila: Bizneset e qytetarët përfitojnë nga tregu i përbashkët rajonal

Kosova News
Kosova News 10:47 -17/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit po mban punëtori të përgatitur bashkë me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA).

Me këtë rast, e para e MINT-it, Mimoza Kusari-Lila tha se përmes tregut të përbashkët rajonal përfitojnë bizneset dhe qytetarët.

“Në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së, jemi zotuar që bashkë t’i ofrojmë rajonit një anëtarësim më të shpejt në BE. Shtylla e dytë e planit, tregut të përbashkët rajonal është parakusht. Zbatimi i tregut rajonal sjell përfitime për qytetarët dhe kompanitë.  Jam e bindur se përmes një koordinimi të fortë, mund të zbatojmë me sukses tregun e brendshëm rajonal. Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj të fortë përmes kryesimit në vitin 2025, duke treguar kapacitetin për të udhëhequr një bashkëpunim rajonal. Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi më të fortë dhe aktiv. Puna jonë ndikon në mundësitë që ju ofrohen bizneseve tona dhe në fund mirëqenien e qytetarëve tanë. CEFTA duhet të jetë lehtësues për rritje ekonomike”, ka deklaruar ajo.

Përfaqësues nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Prishtinë thanë se do ta mbështesin Kosovën në procese të tilla, teksa theksuan se shpresojnë që dinamika e punës në tregun rajonal të vazhdojë edhe këtë vit.

Drejtoresha e sekretariatit të CEFTA-s, Pranvera Kastrati tha se përmes marrëveshjes rajonale për tregtinë e lirë u ofrohen shumë lehtësira bizneseve si dhe dëgjohen kërkesat e sektorit privat.

Ajo përmendi edhe mundësitë që ju ofrohen të rinjve të kualifikuar që të punojnë në shtetet tjera të rajonit.
Sipas drejtorit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna marrëveshja CEFTA luan rol të rëndësishëm në integrimin e bizneseve kosovare në tregun evropian.

“Për komunitetin e bizneseve CEFTA përfaqëson shumë më tepër sesa një marrëveshje. Gjatë viteve ajo është zhvilluar në një shtyllë kyçe të bashkëpunimit rajonal. Kjo ndikon që kompanitë tona të integrohen më mirë në zinxhirin evropian dhe të rrisin eksportin. Integrimi rajonal për bizneset përfaqëson një mundësi për rritje, tërheqje të investimeve dhe më shumë vende pune”, ka shtuar Rafuna.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Kosova News 17/03/2026 17/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?