KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bashkimi përsëri gabon në shtëpi, mundet nga Rabotniçki
Sport

Bashkimi përsëri gabon në shtëpi, mundet nga Rabotniçki

Kosova News
Kosova News 17:53 -16/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Me fitoren në ndeshjen e parë të fazës së tretë të kampionatit, Rabotniçki është rikthyer fuqishëm në garën për mbijetesë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Skuadra nga Shkupi arriti të fitojë në udhëtim ndaj Bashkimit në Kumanovë me rezultat 1-2 (0-1), një humbje që rrallë kush e priste për vendasit, duke pasur parasysh formën e tyre këtë sezon. Njëkohësisht kjo ishte edhe një lloj revanshi për humbjen që Rabotniçki kishte pësuar ndaj Bashkimit në stadiumin “Todor Proeski” gjatë pjesës vjeshtore të kampionatit, njofton Telegrafi.

Nën drejtimin e trajnerit Muarem Muarem, Rabotniçki po duket si një skuadër krejt tjetër dhe me një qasje shumë më serioze hyri edhe në përballjen e javës së 23-të në Kumanovë. Edhe pse vendasit rrezikuan të parët, mysafirët kaluan në epërsi që në rastin e parë serioz. Suhel Muarem në minutën e 11-të shfrytëzoi një gabim në vendosjen e mbrojtjes kundërshtare, doli i vetëm përballë portierit dhe shënoi për avantazhin 0-1 të Rabotniçkit.

Pjesa e dytë nisi me Bashkimin që mundohej më shumë të rrezikonte, por pa arritur të konkretizojë. Rabotniçki nuk arriti të shfrytëzojë kundërsulmet, edhe pse pati disa situata premtuese. Në minutën e 72-të mysafirët realizuan aksionin të bukur të ndeshjes. Suhel Muaremi depërtoi nga krahu i majtë, asistoi për Talakovin, i cili me goditje të menjëhershme dyfishoi epërsinë në 0-2.

Deri në fund të ndeshjes Bashkimi arriti vetëm të zbusë rezultatin, kur Aleksovski realizoi në minutën e 79-të për rezultatin përfundimtar 1-2.

Me këtë fitore Rabotniçki arrin në kuotën e 19 pikëve dhe afrohet në katër pikë larg zonës së balotazhit për mbijetesë. Bashkimi mbetet me 32 pikë dhe ende nuk është plotësisht i sigurt në mesin e tabelës. Ndërkohë, në duelin tjetër të kësaj jave, Pelisteri dhe Sileksi ndanë pikët pas barazimit pa gola 0-0. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Gashani dhe Haxhiu takojnë sportistët që po përfaqësojnë Kosovën në Taranto

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare

Volejbollistet e Kosovës arrijnë fitore historike në Taranto

Haxhiu sportistëve: Garoni me zemër dhe jepni më të mirën për Kosovën

Ministri Gashani: Kosova po përgatitet me përkushtim për Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?