KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Ekspertët: Raketat kineze të Serbisë s’mund ta rrezikojnë rajonin që kontrollohet nga NATO
Rajon

​Ekspertët: Raketat kineze të Serbisë s’mund ta rrezikojnë rajonin që kontrollohet nga NATO

Kosova News
Kosova News 16:23 -16/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Furnizimi i Serbisë me raketa balistike supersonike të tipit CM-400 nga Kina nuk po konsiderohet rrezik i drejtpërdrejtë për vendet fqinje, përfshirë Kosovën, ani se ekspertët e sigurisë vlerësojnë se bëhet fjalë për sisteme shumë të fuqishme ushtarake.

Megjithatë, ata vlerësojnë që si reagim nga NATO mund të vijë vendosja e sistemit kundër-raketor i tipit Patriot në Kosovë, Shqipëri apo Kroaci.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq më 12 mars konfirmoi se Serbia ka blerë raketat supersonike CM-400 nga Kina.

Njohësi i sistemeve të rënda raketore, Ismet Ibishi thotë se raketat që Serbia ka siguruar paraqesin rrezik të madh, por sipas tij Kosova nuk ka arsye për shqetësim pasi mbrohet nga ombrella e NATO-s.

Ai thekson se sistemet kundërajrore të Aleancës mund t’i neutralizojnë raketat, ndërsa këshilloi që Kosova të vazhdojë forcimin e kapaciteteve të saj tokësore për mbrojtje.

- Reklamë -

Kjo, meqë sipas kolonelit ushtarak, Kosova nuk ka kapacitet të ballafaqohet me sisteme të tilla raketore.

“Patjetër se ajo është, paraqet rrezik të madh. Çdo sistem raketor, po sidomos këto janë edhe një fuqi më tepër. Por, unë nuk shoh asnjë arsye që ne të shqetësohemi për këtë rast sepse NATO e ka fuqinë. Shqipëria është në NATO dhe sistemet për mbrojtje kundërajrore, edhe ato raketa, nga Shqipëria mund të intervenohet me sukses shumë të madh dhe ato të asgjësohen në ajër….07’26 Por ne po deshëm ose s’deshëm nuk mund të ballafaqohemi me fare, me asnjë sistem raketor. Sepse siç ju thashë, ajo mbrojtja kundërajrore, sidomos kundër sistemeve raketore është jashtëzakonisht e kushtueshme, kërkon kuadro të shkolluara deri me tetë vite studime. Ne nuk mund të llogarisim në atë, po edhe s’kemi nevojë. Se ne jemi, edhe një herë them, në ombrellën e NATO-s dhe ne do të vazhdojmë dhe do të jemi përherë në kuadër të fuqisë më të madhe të botës që është NATO, edhe nuk shoh arsye që ne të kemi ndonjë shqetësim”, deklaroi Ibishi.

Ibishi deklaron se raketat kanë kapacitet të godasin caqe qindra kilometra larg.

“Flitet deri në 300-400 kilometra, gjë që na rrezikon neve … na rrezikon jo vetëm ajo, por siç fola dhe më herët, janë shumë sisteme raketore po të gjitha kanë zonën e shkatërrimit na arrin domethënë edhe neve. Po ne si Kosovë, e cila jemi nën ombrellën e NATO-s, nuk duhet fare të ngarkohemi me këtë çështje… Derisa jemi nën ombrellën e NATO-s ne nuk kemi punë me këto sisteme, as me ato sisteme e të tjera”, shprehet ai.

Edhe njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Afrim Veseli konsideron se furnizimi i shtetit serb me këtë arsenal raketor nuk paraqet rrezik real për Kosovës dhe rajonin.

Sipas kolonelit ushtarak raketat CM-400 të cilat tashmë i posedon Serbia janë mjaftë shkatërruese pasi arrijnë distancë deri në 400 kilometra.

“Serbia është duke vazhduar atë politikën e vjetër, që përmes politikave kërcënuese ndaj vendeve të tjera të arrijnë një avantazh në aspektin diplomatik. Konsideroj që nuk ka rrezik as për Kosovën, as për Shqipërinë, as për Kroacinë, se këto tri shtete janë përfolur më shumë, sepse në analizat ushtarake kur analizohet diçka, analizohen shumë elemente. Duke filluar ekonomik, politik, pozitës gjeostrategjike, se çfarë do të ndodhë. Para se të tërhiqet këmba e armës, ai që e tërheq ai duhet të mendojë gjatë. Pra, si do të mund t’i përdorë Serbia ato raketa që i ka blerë nga Kina kur Kosova është në NATO, është NATO-ja, Shqipëria dhe Republika e Kroacisë që janë që të dyja vende anëtare dhe në automatizëm është neni pesë që do të aktivizohet. Pra nuk shoh rrezik në atë”, deklaron kolonel Veseli.

Kolonel, Veseli e konsideron pozitiv njoftimin e NATO-s nga Kroacia për blerjen e sistemit raketor nga Serbia.

Sipas tij, NATO dhe SHBA kanë qenë të informuara paraprakisht për këtë zhvillim dhe pritet edhe reagim politik, ndërsa në rajon mund të vendosen sisteme anti-raketore si patriot në Kosovë, Shqipëri apo Kroaci.

“Kjo është e rëndësishme, sepse Bashkimi Evropian që sa vite është duke udhëhequr një politikë ë lëmuese ndaj Serbisë. Tash është koha që të jetë më qëndrim fortë. E ngjashme sikur presidenti Trump dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk mund të mendohet që Serbia të hapë kapituj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në anën tjetër të blejnë armë prej Kinës dhe të kërcënojnë fqinjët e vet. Kjo bie në ndesh me parimet e Bashkimit Evropian. Mirëpo kjo s’do të ndodhë… Shumë pozitiv, edhe pse NATO-ja e din këto paraprakisht. Ende pa ardhur ato raketa, informacionet e inteligjencës së NATO-s edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata i kanë pasur. Po të shohim se si po rrjedh. Edhe sigurisht që do të ketë një reagim edhe politik, por mund të vendosen edhe sisteme anti-raketore të tipit Patriot në Kosovë, Shqipëri apo në Kroaci”, u shpreh Veseli.

Me blerjen e këtyre raketave Serbia bëhet vendi i parë pas Pakistanit që i posedon raketat CM-400 dhe është vendi i vetëm në Evropë që posedon ato.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Kosova News 16/03/2026 16/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
14:43 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
14:14 -04/06/2026
U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
14:11 -04/06/2026
Kurti te GUXO-ja, i jep lëvdata partisë së Gërvallës e Pecit!
14:06 -04/06/2026
Murati: Hapet aplikimi për certifikim të ofruesve të arkave fiskale digjitale
13:45 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?