KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Trump ‘humb’ durimin, Grenell shkarkohet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”
Botë

Trump ‘humb’ durimin, Grenell shkarkohet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”

Kosova News
Kosova News 11:21 -14/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Richard “Ric” Grenell do të dorëhiqet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Uashington, D.C., një rol që ai e mbajti që nga emërimi në muajin shkurt të vitit 2025.

Grenell u emërua nga Trump dhe gjatë mandatit të tij qëndroi në qendër të një periudhe mjaft të diskutueshme për qendrën kombëtare të artit.

Trump tha në një postim në rrjetet sociale se Matt Floca, nënkryetari për operacionet e objektit, do të zëvendësojë Grenell si drejtor ekzekutiv dhe shef i operacioneve. Ky ndryshim pritet të formalizohet në një mbledhje të bordit të drejtorëve që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

Largimi i Grenell ndodh ndërsa Kennedy Center përgatitet për një mbyllje dyvjeçare për rinovime, pas një periudhe kur qendra u riorganizua nga Trump dhe emri i tij u shtua në fasadën e ndërtesës – një vendim që shkaktoi reagime të forta dhe anulime të performancave nga artistë të njohur.

Trump e falënderoi Grenell për punën gjatë periudhës së tranzicionit, ndërsa kritikat kryesore për mandatet e tij lidhen me aspektet politike të menaxhimit të qendrës dhe reagimet e komunitetit artistik.

Mandati i tij si ushtrues detyre i drejtorit të “Kennedy Center” ka qenë i shoqëruar me turbulenca: anulime të shumta të performancave të rëndësishme, protesta, rënie të shitjes së biletave dhe vështirësi financiare, ndërsa ai përpiqej të zbatonte vizionin e presidentit për këtë institucion artistik, transmeton telegraf.
Pavarësisht afërsisë së mëparshme mes Trumpit dhe Grenellit – një besnik i afërt që ka mbajtur poste të ndryshme gjatë dy mandateve presidenciale – presidenti është lodhur nga një sërë titujsh negativë në media për ndryshimet në institucion, thanë burimet për cnn.

Një burim i njohur me qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti e vlerësonte Grenellin, por mendonte se ai nuk kishte arritur të ishte i suksesshëm në drejtimin e Kennedy Center, përfshirë edhe menaxhimin e publicitetit.

Gjatë drejtimit të institucionit, Grenell shpesh shkonte kundër prirjeve të botës së artit, duke sfiduar traditat dhe duke ndryshuar norma që kishin ekzistuar për dekada – gjë që, sipas kritikëve, ka shkaktuar tensione dhe ka dëmtuar rëndë institucionin.

Ditët e fundit, Trump “ka filluar të humbasë durimin me të”, tha një burim pranë Kennedy Center.
“Ric ka punuar shumë për të mbetur i preferuari i Trumpit, por presidenti është lodhur duke dëgjuar çdo ditë se Kennedy Center po menaxhohet keq dhe se Trump po e shkatërron atë”, tha burimi.

Javë më parë ishte raportuar se Grenell kishte rënë në mospëlqim edhe për shkak të përplasjeve me shefen e kabinetit të Trumpit, Susie Wiles.

Grenell njihet në Ballkan për lidhjet e tij lobuese me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe për rolin e tij si i dërguari amerikan në dialogun Kosovë-Serbi.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 14/03/2026 14/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?