Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve në rrjete sociale.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari, shtetas i Turqisë, dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka shkarkuar dhe më pas ka shpërndarë materiale që përmbajnë shfrytëzim seksual të fëmijëve.
Rasti ka ndodhur më 11 mars 2026 rreth orës 13:20 në Lipjan, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga organet e rendit, i dyshuari është arrestuar.
“Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet përkatëse”, thuhet në raportin policor.


