Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz gjatë një takimi në selinë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit në Tel Aviv ka deklaruar se operacioni i Izraelit në Iran do të vazhdojë pa asnjë kufizim kohor.
“Ky operacion do të vazhdojë pa asnjë kufizim kohor, derisa të arrijmë të gjitha objektivat dhe të fitojmë me vendosmëri fushatën”, tha Katz, i cili nuk paraqiti ndonjë objektiv të qartë ushtarak për atë që Izraeli e ka quajtur “Luani që Ulërin”.
Sipas tij operacioni do tw vazhdojë që t’i mundësojë popullit iranian të ngrihet, të veprojë dhe të heqë qafe regjim.
Yair Golan, kreu i partisë së krahut të majtë Demokratike, e kritikoi ashpër Katzin në X duke shkruar se një luftë nuk ka nevojë për një afat kohor por se ajo ka nevojë për një strategji daljeje dhe një ministër mbrojtjeje që nuk është klloun.



