KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico
Botë

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Kosova News
Kosova News 09:43 -10/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Autoritetet në shtetin amerikan të New Mexico kanë rihapur hetimet për aktivitetet e financierit të ndjerë Jeffrey Epstein në pronën e tij të njohur si Zorro Ranch, pothuajse shtatë vjet pas arrestimit të tij për trafikim seksual të të miturve.

Prokurorët federalë në New York kishin deklaruar në vitin 2019 se Epstein kishte abuzuar me dhjetëra vajza të mitura në disa vende, përfshirë Manhattanin, Palm Beach dhe pronën e tij në Neë Mexico.

Zorro Ranch i Epstein u përmend shpesh në procedurat penale dhe civile pas vdekjes së tij në burg më 10 gusht 2019, ndërsa priste gjyqin. Një hetim i fundit ka ngritur dyshime se autoritetet federale nuk e kanë kontrolluar kurrë fizikisht këtë pronë. Publikimi i rreth tre milionë dokumenteve hetimore sipas ligjit të transparencës për dosjet Epstein ka rikthyer vëmendjen ndaj kësaj prone.

Prokurori i përgjithshëm i New Mexico-s njoftoi se shteti do të rihapë hetimin e vitit 2019, i cili ishte pezulluar me kërkesë të prokurorëve federalë. Ndërkohë, ligjvënësit e shtetit kanë krijuar edhe një “komision të së vërtetës” për të hetuar aktivitetet e kaluara në Ranch.

Ekspertët ligjorë paralajmërojnë se hetimi pas kaq shumë vitesh paraqet sfida serioze. Sipas ish-prokurorit John Day, për të marrë një urdhër kontrolli nevojiten prova të reja dhe jo informacion i vjetruar. Për më tepër, prona tashmë ka ndryshuar pronar, çka e bën edhe më të vështirë gjetjen e provave fizike.
Autoritetet pritet të fokusohen më shumë te dëshmitë njerëzore, duke kërkuar ish-punonjës, kontraktorë dhe banorë lokalë që mund të kenë pasur lidhje me pronën. Në dokumentet e reja përfshihet edhe një raport i FBI-së për një email anonim që pretendonte se dy vajza të reja ishin varrosur në Zorro Ranch, informacion që u raportua tek autoritetet në vitin 2019

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 10/03/2026 10/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?