KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi ndaj Kostiq e Miloviq, prokurorja: U kryen vrasje, djegie të kufomave e kërkoheshin përkrahësit e UÇK-së
Siguri

Gjykimi ndaj Kostiq e Miloviq, prokurorja: U kryen vrasje, djegie të kufomave e kërkoheshin përkrahësit e UÇK-së

Kosova News
Kosova News 17:52 -09/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj të akuzuarve Zoran Kostiq dhe Dragan Miloviq, të cilët akuzohen për krime lufte në Kosovë, pas dhënies së mbrojtjes u dha fjala përfundimtare nga palët në procedurë.

Prokurorja Florije Salihu-Shamolli tha se janë vërtetuar veprimet e të akuzuarve. Mbrojtja e Kostiq kërkoi aktgjykim lirues, e ajo e Miloviq tha se i akuzuari kishte shpëtuar 500 persona.

Fjalën përfundimtare e elaboroi para trupit gjykues prokurorja speciale Florije Salihu-Shamolli, të cilën paraprakisht e dorëzoi me shkrim për Gjykatën dhe mbrojtjen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Salihu-Shamolli tha se në këtë shqyrtim gjyqësor u dëgjuan dëshmitarë dhe u bë prezantimi i provave materiale, ku gjatë gjithë kohës të gjithë dokumentacionin që kishte PSRK-ja, iu dha mundësia të akuzuarve dhe mbrojtjes që të kenë qasje në mënyrë që të përgjigjen dhe të japin mbrojtje efikase.

Për të akuzuarin Miloviq, prokurorja tha se njihej me nofkën “Musa”, ishte i uniformuar, ishte tek varrezat e Vushtrrisë ku ishin grumbulluar një numër i madh i popullatës civile, të cilët ishin ndarë- me qëllim që të identifikoheshin personat e rrezikshëm dhe përkrahës të UÇK-së.

- Reklamë -

“Ishte një person i njohur me nofkën “Musa”, ai u vesh me uniformë policore para luftës dhe meqenëse fshatrat e Vushtrrisë ishin rrethuar, gjegjësisht po bëhej luftë e pabarabartë ndaj popullatës së pambrojtur civile, që ishin grumbulluar tek varrezat- aty ishte një numër i madh civilësh shqiptarë, kur ndanë gratë veç, e burrat veç për të kërkuar personat e rrezikshëm dhe përkrahës të UÇK-së, në mesin e gjithë personave tjerë ishte edhe i akzuzuari”, tha ndër të tjera prokurorja.

Ndërsa, për të akuzuarin Kostiq, tha se ishte i vendosur në shtëpinë e Shaip Zenelit, ku nga aty merrnin urdhra, e pastaj fillonin aktivitetin kundër popullatës civile shqiptare, duke djegur shtëpi, rrahur, maltretuar dhe vrarë.

“Zorani së bashku me persona tjerë të armatosur dhe uniformuar hyn në familjen Ujkani dhe vranë anëtarët e familjes Ujkani, pastaj dogjën shtëpinë e tyre, ku brenda ishin kufomat e tyre, ku të gjithë u dogjën”, tha prokurorja.

Salihu-Shamolli tha se këtu kishim dëshmitarin Bilall Ujkani, familjar i tyre i cili shumë qartë e tha “Po, Zorani ka qenë aty, unë kam qenë afër 50 metra, e kam pa Zoranin kur ka shku në familjen Ujakni, e kam pa kur ia ka vënë flakën shtëpive dhe pasi ka përfundu ky tmerr jemi bashku disa fshatarë, i kemi mbledhë në qese eshtrat e këtyre personave pa mund të dijmë kush çka është”.

Seanca vazhdon në sesionin e pasditës me dhënien e fjalës përfundimtare nga mbrojtja e të akuzuarve Kostiq dhe Miloviq.

Mbrojtësi i të akuzuarit Kostiq, avokati Predrag Milkoviq dekalroi se një aktgjykim dënues duhet të identifikojë përgjegjësi individuale dhe prova relevante që të japin diçka më shumë se dyshimi i bazuar.

Sa i përket skicës së vendit të ngjarjes, avokati Milkoviq deklaroi se kjo skicë është nga hetues të panjohur, nuk ka nënshkrim, vulë dhe nuk ka autenticitet të atij dokumenti.

Avokati Milkoviq kontestoi edhe dëshmitë e dëshmitarëve, duke iu referuar dëshmitarit Vesel Latifi, që sipas tij, ka dhënë dëshmi të ndryshme për vendin, kohën, mënyrën dhe pasojat.

Ai i propozoi Gjykatës që në mungesë të provave, Kostiqin ta lirojë nga të gjitha pikat e akuzës.

“Konsiderojmë se nuk ekziston dyshimi i bazuar se i akuzuari Zoran e ka rrahur dhe maltretuar Vesel Latifin”, tha avokati Milkoviq.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Miloviq, avokati Mahmut Halimi deklaroi se pas dëgjimit të dëshmitarëve, ka rezultuar se i mbrojturi i tij ka qenë pjestarë i Policisë Serbe, që sipas tij, këto fakte i ka potencuar edhe vetë i akuzuari.

Avokati Halimi deklaroi se më 22 maj 1999, i akuzuari Miloviq ishte polic patrullues në Vushtrri për ruajtjen e rendit dhe qetësisë, ndërsa ishte marrë nga zëvendës-komandanti pa e ditur se ku po shkonte.

Sipas tij, Miloviq ishte dërguar tek varrezat e Vushtrrisë, ku ishin grumbulluar një numër i madh i popullsisë civile shqiptare dhe ishte urdhëruar të bënte ndarjen e popullsisë.

Tutje, avokati Halimi theksoi se i mbrojturi i tij brenda mundësive kishte larguar shumë përsona të cilët i kishte njohur nga fshati Kollë, ku kishte lindur, dhe nga fshatra tjera.

“I akuzuari Dragan Miloviq rrezikoi vetveten, por arriti të shpëtojë mbi 500 persona”, tha avokati Halimi.

Gjithashtu lexoni:

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës

Kosova News 09/03/2026 09/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

04/06/2026
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
16:19 -04/06/2026
U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së
15:55 -04/06/2026
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
15:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?