KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Surroi: Asnjë kriter kushtetues nuk u përmbush për shpërndarjen e Kuvendit
Politikë

Surroi: Asnjë kriter kushtetues nuk u përmbush për shpërndarjen e Kuvendit

Kosova News
Kosova News 10:04 -09/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Publicisti Veton Surroi ka vlerësuar se asnjë nga kushtet e parapara për shpërndarje të Kuvendit nuk është përmbushur, ditën kur presidentja Vjosa Osmani e nxori dekretin. 

Në një postim në Facebook ai ka thënë se presidenti/ja ka autorizime kushtetuese, të përcaktuara shprehimisht, për të shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës  në tri raste. 

“Nëse nuk formohet Qeveria brenda 60 ditëve nga emërimi i kandidatit për Kryeministër, nëse dy të tretat e deputetëve votojnë për shpërndarjen e Kuvendit dhe nëse Presidenti/ja nuk zgjidhet brenda 60 ditëve nga fillimi i procedurës për zgjedhjen e tij/saj. Këtyre tri u shtohet edhe votimi i suksesshëm i mosbesimit të Qeverisë. Asnjë nga këto kushte nuk ishte përmbushur më 6 mars, kur u shpall dekreti për shpërndarjen e Kuvendit”, ka shkruar Surroi. 

Ai  ka vlerësuar se presidenti/ja nuk ka kompetencë diskrecionale për të interpretuar kompetencat e veta përtej asaj që përcakton Kushtetuta dhe për të ndërhyrë në proceset e pushteteve të tjera.
“Deklarimet për ekzistencën e një bllokimi institucional, për veprime të ‘njerëzve të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme’, apo për një detyrim të pretenduar për të vepruar në mbrojtje të rendit kushtetues, nuk krijojnë kompetenca të reja kushtetuese dhe nuk mund të zëvendësojnë kushtet e përcaktuara në Kushtetutë për ushtrimin e një kompetence të caktuar”, ka shkruar Surroi.
Ai ka thënë se edhe në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme, presidenti nuk vepron i vetëm. 

“Dekreti i dakorduar me kryeministrin anulohet nëse nuk miratohet nga Kuvendi brenda 48 orësh. Kosova nuk është në gjendje të jashtëzakonshme dhe edhe sikur të ishte, veprimet e Presidentit mbeten të kufizuara nga kontrolli kushtetues i Kuvendit”, ka shkruar Surroi.

Sipas tij kompetenca për shpërndarjen e Kuvendit është një nga kompetencat më të fuqishme në sistemin kushtetues, sepse ajo siç ka thënë ai, ndërpret mandatin e përfaqësimit popullor, ndryshon rendin institucional dhe çon në zgjedhje të reja parlamentare. Ushtrimi i kësaj kompetence pa u përmbushur kushtet kushtetuese përkatëse, sipas Surroit, përbën cenim të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues.

“Dekreti i shpallur më 6 mars përbën ndërhyrje në funksionimin e pushtetit legjislativ dhe në  baraspeshën institucionale të përcaktuar nga Kushtetuta. Rrjedhimisht ka pritshmëri të arsyeshme që dekreti të përcaktohet si akt në kundërshtim me Kushtetutën”, ka shkruar Surroi. 

Ai ka thënë se duhet të ketë poashtu pritshmëri të arsyeshme që deri në një vlerësim kushtetues përfundimtar të  pezullohet zbatimi i dekretit me masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. “Kuvendi i Kosovës duhet të vazhdojë ushtrimin e funksioneve të tij kushtetuese dhe përmbushjen e obligimeve që i takojnë sipas Kushtetutës”, ka shkruar ai. 

Presidentja Osmani ka thënë se për nxjerrjen e dekretit është mbështetur në nenet 82 e 86 të Kushtetutës. Neni 82 cek se një nga rastet kur Kuvendi mund të shpërndahet është nëse brenda afatit prej 60 ditësh, nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, presidenti nuk zgjidhet. E ai 86, se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.
Osmanit mandati i përfundon më 4 prill

Gjithashtu lexoni:

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Kosova News 09/03/2026 09/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?