KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata Administrative pritet të rrisë efikasitetin në drejtësi
Siguri

Gjykata Administrative pritet të rrisë efikasitetin në drejtësi

Kosova News
Kosova News 14:22 -08/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga 5 maji i këtij viti në Kosovë pritet të nisë punën Gjykata Administrative, një institucion i ri gjyqësor që synon trajtimin më të shpejtë dhe më efikas të çështjeve administrative. Kjo gjykatë do të merret me shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të institucioneve publike, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, të cilat prekin drejtpërdrejt interesat e qytetarëve dhe bizneseve.

Ekspertët e drejtësisë vlerësojnë se funksionalizimi i kësaj gjykate pritet të përmirësojë efikasitetin në trajtimin e lëndëve administrative dhe të mundësojë që qytetarët të marrin vendime gjyqësore brenda një kohe më të arsyeshme.

Sipas hulumtuesit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Flamur Kabashi, themelimi i kësaj gjykate ka për qëllim pikërisht përshpejtimin e procedurave dhe ofrimin e drejtësisë në kohë për qytetarët.

“Esenca e themelimit të kësaj gjykate është që të ketë një trajtim sa më të shpejtë në procedura administrative ndaj akteve administrative, duke marrë përgjigje më shpejt personat në proceset gjyqësore dhe që aktualisht, do të thotë, si që ka funksionuar si departament për çështje administrative, tash është kthyer në, do të thotë në gjykatë në vete. Dhe çështja, arsyeja e themelimit, domethënë e krejt kësaj gjykate është që qytetarët të marrin një drejtësi dhe një mendim në kohë sa më të shpejtë dhe të arsyeshme… Me këtë gjykatë qytetarët do të thotë do të marrin përgjigje më shpejt në lidhje me kërkesat e tyre. Pretendohet që të marrin përgjigje më shpejt, trajtim më të shpejtë dhe më efikas të rasteve”, thotë ai për KosovaPress.

Kabashi tregon natyrën e lëndëve që do të trajtojë kjo gjykatë.

“Janë të natyrës administrative, që kanë të bëjnë me marrëdhënie të karakterit administrativ. Dhe ka me qenë kjo natyra e trajtimit të rasteve të cilat kjo gjykatë ka me i trajtuar. Duhet ta kemi parasysh që shpresojmë dhe urojmë që kjo gjykatë të punojë në mënyrë transparente, të jetë llogaridhënëse dhe të jetë e hapur për publikun për monitorimin e proceseve dhe rasteve të cilat kjo gjykatë do t’i trajtojë”, shprehet hulumtuesi i IKD-së.

Se Gjykata Administrative është jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi në të përfundojnë të gjitha vendimet e institucioneve qendrore dhe lokale që prekin interesat e qytetarëve dhe bizneseve thotë avokati, Skënder Musa.

Sipas tij, deri më tani këto raste janë trajtuar në një departament ku shpesh ka munguar stafi profesional dhe procedurat janë zhvilluar shumë shpejt, pa trajtim të duhur të problemeve.

“Gjykata administrative është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse në gjykatë administrative përfundojnë të gjitha vendimet e pushtetit, e qeverisë, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel lokal, mirëpo edhe vendime të tjera që prekin drejtpërdrejt interesat e qytetarëve, të kompanive, dhe shpeshherë këto vendime kanë përfunduar në një departament të gjykatës ku nuk ka pasur staf adekuat profesional dhe madje mund të them që edhe gjyqtarët nuk kanë qenë në nivele të, në nivele të kënaqshme profesionale dhe ka qenë një procedurë, një procedurë shumë administrative, mund të them që ka përfunduar procedura brenda 10 minutave, ndërkaq problemi ka qenë jashtëzakonisht i madh”, deklaron ai.

Avokati, Musa thotë se me funksionalizimin e Gjykatës Administrative të Kosovës pritet të rritet profesionalizmi dhe serioziteti në trajtimin e lëndëve administrative, duke mbrojtur më mirë interesat e qytetarëve dhe bizneseve.

“Me krijimin e administratës si departament i veçantë, me siguri do të rritet edhe niveli profesional, serioziteti i gjykatës dhe do të mbrohen më mirë interesat edhe të qytetarëve, mirëpo edhe të personave juridikë që kanë të bëjnë me vendime administrative. Tash, për nder, mund të them prej periudhës së pasluftës e deri në ditët e sotshme, në atë gjykatë nuk ka trajtim serioz të lëndëve. Zakonisht lëndët janë kthyer në rivendosje, institucionet prapë kanë vendosur njësoj dhe herën e dytë gjykata pastaj i ka, shumicën e ankesave apo padive i ka refuzuar”, theksoi ai.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës mori vendim për hapjen e Gjykatës Administrative, më 5 maj. Funksionalizmi i këtij institucioni të ri gjyqësor është i paraparë edhe në Ligjin për Gjykatën Administrative i cili ka hyrë në fuqi në javët e fundit të janarit.

Sipas ligjit, Gjykata Administrative do ketë katër departamente – Departamentin Fiskal, për Konteste të Punës, për Skemat Sociale dhe Pensionale si dhe Departamentin e Përgjithshëm

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kosova News 08/03/2026 08/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?