KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Veprim i pamatur”, Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Ja ku gaboi Osmani
Politikë

“Veprim i pamatur”, Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: Ja ku gaboi Osmani

Kosova News
Kosova News 21:39 -07/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Mazllum Baraliu, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në një lidhje direkte me studion e emisionit “Terminal” në A2CNN, komentoi ngërçin politik në Kosovë me zgjedhjen e Presidentit të ri.

“Është veprim i gabuar, i pamatur mbase, edhe një perceptim i gabuar i zonjës Presidente, e cila këtë dekret të saj e ka bazuar në nenin 85 të paragrafit 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili thotë se zgjedhja e Presidentit të ri do të duhej të bëhej më së vonit 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Kjo dispozitë nuk është e definuar dhe semantikisht nuk është e plotë, nuk është e definuar, nuk është taksative dhe nuk është e qartë sepse nuk thotë se çfarë pasojash prodhon moszgjedhja e Presidentit të ri në një afat prej 30 ditësh”, tha Baraliu.

“Është një kushtetutë që ka përsëritje dhe ka dualizma në dispozitat e saj e thotë kur dhe kush mund ta shpërndajë Kuvendin. Kushtetuta thotë që “Kuvendi shpërndahet nëse brenda 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës të zgjedhjes së Presidentit, Presidenti i ri i Republikës nuk zgjidhet. Pikërisht kështu ka ndodhur në seancën e fundit, e cila është ndërprerë në pamundësi të vazhdohet sipas Kushtetutës dhe rregullores së punës së Kuvendit. Presidentja e vendit ka bërë një ndërhyrje që edhe mund të interpretohet nga disa si një grushtet në thonjëza sepse ka ndërprerë një procedurë që është legjitime, është taksative në Kushtetutë dhe do duhej procedura për zgjedhjen e Presidentit të vazhdonte edhe 58 ditë të tjera, ndërkohë që ajo ka shpërndarë Parlamentin dhe tani ka pamundësuar rrjedhjen e tij pas 23 ditësh dhe funksionalizimin me shumë punë dhe detyra që Parlamenti i Kosovës ka pasur në rend pune, në rend dite, pra siç janë për shembull disa marrëveshje ndërkombëtare me vlerë qindra milionëshe. Mendoj që është e qartë, është e shkruar, madje nuk ka nevojë për asnjë interpretim që në Kushtetutë që thjesht ky veprim i Presidentes me këtë dekret është i ngutshëm dhe do të thosha me pasoja të pariparueshme”, shtoi Baraliu. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

Kosova News 07/03/2026 07/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?