KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lufta në Iran, përplasjet përhapen në Lindjen e Mesme dhe në Kaukaz
Botë

Lufta në Iran, përplasjet përhapen në Lindjen e Mesme dhe në Kaukaz

Kosova News
Kosova News 17:08 -07/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lufta në Iran po përhapet në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë, me incidente që shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukazin e Jugut dhe që po rritin frikën se konflikti mund të përshkallëzohet në një përballje më të gjerë rajonale.

Arabia Saudite tha se ka interceptuar një raketë balistike të lëshuar drejt një baze që strehon forcat amerikane më 7 mars, ndërsa Azerbajxhani akuzoi operativë të lidhur me Iranin se kanë planifikuar sabotime që synonin një tubacion të madh nafte dhe objekte hebraike, përcjell A2.

Në të njëjtën kohë, sulmet ndërkufitare mes Izraelit dhe grupeve të mbështetura nga Irani në Liban kanë vazhduar, ndërsa Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se kishin sulmuar një cisternë nafte me flamur maltez në Ngushticën e Hormuzit duke përdorur një “dron shpërthyes”, ndërsa Teherani kërkon të zgjerojë përgjigjen e tij ndaj fushatës ushtarake SHBA-Izrael.

Seria e zhvillimeve nënvizon se si një luftë që filloi me sulme ajrore të koordinuara SHBA-Izrael kundër Iranit më 28 shkurt po përhapet në rajonet fqinje, duke kërcënuar infrastrukturën energjetike dhe duke ngritur mundësinë e hapjes së fronteve të reja, ndërsa lufta hyn në javën e saj të dytë.

Analistët thonë se strategjia e Teheranit duket se synon ta rrisë koston e konfliktit për Uashingtonin.

“Rajoni ka gjasa të përjetojë një fushatë të vazhdueshme hakmarrjeje iraniane për aq kohë sa ka raketa dhe lëshues të tyre,” tha për Radion Evropa e Lirë Sascha Bruchmann, analist për çështje ushtarake dhe sigurie në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike me seli në Londër.

Por Irani gjithashtu duket se po përpiqet të zbusë çdo reagim rajonal. Në një kërkimfalje të rrallë më 7 mars, presidenti iranian Masud Pezeshkian tha në një mesazh video se dëshironte të “kërkonte personalisht falje nga vendet fqinje që janë prekur nga veprimet e Iranit”, ndërsa u bëri thirrje atyre të mos i bashkohen sulmeve SHBA-Izrael kundër Iranit.

Ai tha se këshilli i përkohshëm i udhëheqjes së Iranit kishte rënë dakord të pezullonte sulmet ndaj shteteve fqinje përveç rasteve kur sulmet ndaj Iranit do të vinin nga territori i tyre. Megjithatë, disa orë më vonë, marina e IRGC-së nisi një sulm me dron ndaj bazës ajrore amerikane al-Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, një agjenci gjysmëzyrtare e lidhur me IRGC-në.

Raporti pretendon se një qendër amerikane e komunikimeve satelitore dhe radarë për paralajmërim të hershëm dhe kontroll të zjarrit janë goditur, por Radio Evropa e Lirë nuk ishte në gjendje ta verifikonte në mënyrë të pavarur sulmin. Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se iu përgjigj kërcënimeve me raketa dhe dronë nga Irani, por nuk e ka konfirmuar sulmin ndaj bazës ajrore amerikane.

Pezeshkian gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për “dorëzim të pakushtëzuar”, duke thënë se “amerikanët mund ta marrin kërkesën e tyre për dorëzimin e popullit iranian në varr”.

Pak më pas, Trump njoftoi në një mesazh në rrjetet e tij sociale se ushtria amerikane po shqyrton zgjerimin e gamës së objektivave brenda Iranit, përfshirë zona dhe individë, ose “shkatërrim dhe vdekje të plotë”.

Komplot i dyshuar iranian për të shënjestruar një tubacion nafte
Azerbajxhani tha se kishte parandaluar një komplot të lidhur me IRGC-në për të sulmuar disa objektiva brenda vendit.

Sipas një deklarate të Shërbimit Shtetëror të Sigurisë të Azerbajxhanit, të publikuar vonë më 6 mars, plani i dyshuar përfshinte sulme ndaj tubacionit të naftës Baku-Tbilisi-Ceyhan (BTC), Ambasadës izraelite në Baku, një sinagoge dhe një anëtari të shquar të komunitetit hebraik malor të Azerbajxhanit.

Autoritetet thanë se dy shtetas iranianë dhe një shtetas azerbajxhanas ishin të përfshirë në kontrabandimin e më shumë se 7 kilogramëve eksploziv C-4 në vend me udhëzime nga IRGC-ja. Hetuesit thanë se ishin lëshuar urdhërarreste ndërkombëtare për katër të dyshuar.

Irani nuk i është përgjigjur publikisht akuzave, por tha më herët këtë javë, pas një incidenti me dron, se nuk po kërkon të shënjestrojë Azerbajxhanin.

Çdo ndërprerje e tubacionit mund të ngushtojë furnizimin global me energji, i cili tashmë është tronditur nga zgjerimi i luftës.

Teherani ka kërcënuar se do t’i “vërë flakën” çdo cisternë perëndimore që përpiqet të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit, e cila përbën një rrugë jetike tregtare për rreth një të pestën e naftës dhe gazit natyror të lëngëzuar në botë. Të paktën nëntë anije janë sulmuar që nga fillimi i sulmeve SHBA-Izrael, sipas Lloyd’s List, një kompani e inteligjencës detare.

Tubacioni BTC kalon përmes Gjeorgjisë dhe Turqisë dhe transporton naftë nga Kaspiku drejt terminaleve të eksportit në Mesdhe, duke furnizuar tregjet evropiane. Kjo rrugë përbën gjithashtu rreth një të tretën e importeve të naftës të Izraelit.

Komploti vjen pas një incidenti tjetër më herët këtë javë që rriti tensionet mes Bakusë dhe Teheranit. Zyrtarët azerbajxhanas thanë se dronë iranianë goditën infrastrukturë në enklavën Nakhçivan të vendit më 5 mars, duke plagosur civilë dhe duke dëmtuar një aeroport.

Teherani mohoi përgjegjësinë për sulmin.

Sulmet përhapen në gjithë Lindjen e Mesme
Arabia Saudite tha më 7 mars se kishte interceptuar një raketë balistike të lëshuar drejt bazës ajrore Prince Sultan në juglindje të Riadit, e cila strehon personel ushtarak amerikan. Ministria saudite e Mbrojtjes tha se raketa u shkatërrua para se të arrinte objektivin.

Në një sulm tjetër, mbrojtja ajrore saudite rrëzoi gjashtë dronë që synonin fushën e naftës Shaybah pranë kufirit me Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas Agjencisë Saudite të Shtypit. Zyrtarët thanë se dronët u interceptuan mbi shkretëtirën Empty Quarter në jug të vendit.

Sulmet pasojnë disa goditje të mëparshme me dronë ndaj infrastrukturës energjetike saudite këtë javë, përfshirë përpjekje për të sulmuar rafinerinë Ras Tanura në bregun lindor të mbretërisë.

Ministri saudit i Mbrojtjes, princi Khalid bin Salman, paralajmëroi Iranin kundër “keqllogaritjeve” të mëtejshme, duke thënë se veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Sulmet në rritje kanë tronditur tregjet globale të energjisë. Çmimet e naftës Brent u rritën me më shumë se 8 për qind brenda një dite këtë javë dhe janë rritur pothuajse 30 për qind që nga intensifikimi i konfliktit.

Në vende të tjera, Izraeli ka vazhduar shkëmbimin e zjarrit me grupet e mbështetura nga Irani në Liban, ndërsa rrjeti i aleatëve rajonalë të Teheranit – i quajtur shpesh “boshti i rezistencës” – po shqyrton deri në çfarë mase do ta përshkallëzojë përballjen.

Vetë Irani i është përgjigjur sulmeve SHBA-Izrael duke lëshuar valë dronësh dhe raketash ndaj objektivave izraelite dhe duke goditur objekte ushtarake amerikane në gjithë rajonin, përfshirë në Bahrein dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Bahreini dhe Arabia Saudite kanë raportuar të gjitha sulme me dronë dhe raketa gjatë javës së kaluar./ REL (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 07/03/2026 07/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?