KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kosovës  
Politikë

Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kosovës  

Kosova News
Kosova News 15:07 -06/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dekreti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit është jokushtetues, vlerëson ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Osmani nuk ka të drejtë ta shpërndajë Kuvendin, i cili nga sot ka 60 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit.

Ai shpjegon se, vetëm në rast se dështon brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet me automatizëm dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Hasani thekson se konsultimet e partive politike me presidenten për çështjen e caktimit të datës së zgjedhjeve, janë “fiktive dhe jokushtetuese”, si dhe kanë për qëllim “të përligjin rrënimin e rendit kushtetues, për shkak të uzurpimit të kompetencave nga ana e zonjës Osmani”.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Hasani, si e komentoni dekretin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës?

Enver Hasani: Kjo që ka bërë zonja Osmani, është përpjekje për ndryshim të formës së pushtetit shtetëror dhe shndërrim të sistemit kushtetues nga parlamentar në sistem presidencial.

Në sistemet presidenciale dhe gjysmëpresidenciale, presidenti ka të drejtë ta shpërndajë parlamentin. Ndërkaq, në sistemet parlamentare, siç e ka Kosova, kjo nuk ndodh.

Parlamenti shpërndahet vetëm atëherë kur ka mocion mosbesimi, ose kur ai e shpërndan vetveten, si dhe kur nuk mund të formohen me rrugë kushtetuese organet qendrore të pushtetit, të cilat legjitimohen nga parlamenti.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë ndikimi mund të ketë në proceset e mëtutjeshme, në rast se dekreti i presidentes Osmani kontestohet në Gjykatën Kushtetuese?

Enver Hasani: Nëse dekreti kontestohet në Gjykatë, sigurisht që anulohet, sepse është jokushtetues fund e krye.

Në këtë rast, presidentja Osmani i ka uzurpuar kompetencat e Kuvendit të Kosovës. Askush nga jashtë, asnjë organ nga jashtë nuk mund ta shpërndajë në mënyrë autonome Kuvendin e Kosovës, përveç vetë Kuvendi, në rast të dështimit të tij për të realizuar vullnetin e sovranit.

Pra, asnjë organ tjetër nga jashtë, as presidenti dhe as Qeveria, nuk mund ta shpërndajnë Kuvendin, sepse është natyra e sistemit parlamentar që nuk e lejon një gjë të tillë. Kuvendi nuk i përgjigjet as presidentit dhe as Qeverisë, por anasjelltas.

Radio Evropa e Lirë: A prisni ju vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit apo që vendi të shkojë në zgjedhje në prill?

Enver Hasani: Nga sot mbeten edhe 60 ditë për të ndodhur shpërndarja e Kuvendit nëse nuk zgjidhet presidenti i Republikës.

Brenda këtyre ditëve, detyrën e presidentit e ushtron zonja Albulena Haxhiu [kryetare e Kuvendit].

Ajo duhet t’i shpallë zgjedhjet, të cilat mbahen brenda 45 ditëve nga dita e shpërndarjes së Kuvendit për shkak të moszgjedhjes së presidentit të Republikës.

Kjo bazohet në nenin 82 të Kushtetutës, për shpërndarjen e Kuvendit. Aty është e përcaktuar qartë.

Radio Evropa e Lirë: Si shpjegohet kjo në praktikë?

Enver Hasani: Dje, Kuvendi ka pasur kuorum. Këtu po ngatërrohet kjo çështje. Kuorumi prej 80 deputetësh nevojitet për rundin e parë dhe të dytë për zgjedhjen e presidentit. Ndërkaq, kuorumi për punën e Kuvendit është 50 për qind plus një votë, që do të thotë 61 deputetë.

Mbrëmë, Kuvendi është mbledhur. E ka nisur procedurën me dy kandidatë për president. Pra, procedura zyrtarisht ka nisur.

Prej momentit që nis, Kuvendi i ka 60 ditë për ta zgjedhur presidentin. Në rast se nuk zgjidhet, shkohet me automatizëm në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Radio Evropa e Lirë: Presidentja Osmani ka thënë se, sipas nenit 86 të Kushtetutës, presidenti i ri duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual dhe mandati i saj përfundon më 4 prill. Si e sheh Kushtetuta këtë situatë dhe a ka zgjidhje tjetër kushtetuese?

Enver Hasani: Ashtu thotë Kushtetuta, por ajo askund nuk thotë se vendi shkon në zgjedhje me automatizëm.

Neni 86 nuk ia jep asnjë kompetencë kujtdo qoftë për ta shpërndarë Kuvendin. Kalimi i afatit 30-ditor para zgjedhjes së presidentit në mandat të rregullt, asnjë pasojë juridike – në kuptim të shpërndarjes së Kuvendit – nuk mund të prodhojë.

Në veçanti, nuk thotë se presidenti aktual i Republikës ka të drejtë ta shpërndajë Kuvendin e Kosovës. Ky është anulim arbitrar i vullnetit të sovranit, akoma pa u testuar në praktikë sipas rrugës kushtetuese.

Me Kushtetutë përcaktohet saktë se kur shpërndahet dhe si shpërndahet Kuvendi.

Asnjë normë kushtetuese nuk i jep të drejtë presidentit të Republikës ta shpërndajë Kuvendin krye në vete.

Afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual, është kriter procedural.

Por, moszgjedhja e tij, sipas nenit 86, nuk i jep të drejtë as kompetencë presidentit për shpërndarje të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst vlen neni 82 për 60 ditët. Pra, afati 30-ditor nuk e ka më asnjë vlerë. Nga sot e tutje, janë 60 ditë për zgjedhjen e presidentit. Në qoftë se nuk zgjidhet, atëherë Kuvendi shpërndahet në mënyrë automatike dhe shkohet me automatizëm në zgjedhje.

Radio Evropa e Lirë: Osmani mbajti konsultime me disa parti politike – a pritet të shpallen zgjedhjet?

Enver Hasani: Partitë politike nuk do të duhej të shkonin në konsultime të tilla fiktive dhe jokushtetuese, për të përligjur rrënimin e rendit kushtetues, për shkak të uzurpimit të kompetencave nga ana e zonjës Osmani.

Radio Evropa e Lirë: Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për procedurën e zgjedhjes së presidentit, pas nisjes së seancës mbrëmë, më 5 mars. A ka bazë për shqyrtim kjo kërkesë apo është vetëm pyetje për situatë hipotetike, për të cilën Gjykata tashmë ka ndërtuar standard dhe nuk jep më vendime dhe vlerësime?

Enver Hasani: Kërkesa e zonjës Haxhiu është abuzive dhe nuk besoj që e shqyrton Gjykata Kushtetuese, sepse nuk ka çfarë të shqyrtojë.

Gjykata Kushtetuese shqyrton dhe duhet të shqyrtojë vetëm dekretin jokushtetues të zonjës Osmani.

Efekti i anulimit të tij eventual është i njëjtë, sepse gjendja kushtetuese restaurohet dhe çdo gjë kthehet në binarët kushtetues të 60-ditëshit, plus 45 ditëve të tjera pas tyre, me supozimin që dështon zgjedhja e presidentit të Republikës – procedurë që u nis dje ligjërisht.

Radio Evropa e Lirë: Si e shihni ju gjithë këtë situatë të krijuar lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit?

Enver Hasani: Përpjekje për mbrojtje të interesave personale përmes rrugës antikushtetuese. Kjo mund të çojë në kaos të mëtejmë dhe krijon precedent të rrezikshëm, që ka pasoja serioze për rendin kushtetues. Kjo nuk duhet lejuar!

Radio Evropa e Lirë: Kush nuk duhet ta lejojë?

Enver Hasani: Këtë nuk duhet ta lejojnë forcat politike. Ato nuk duhet ta pranojnë këtë lojë. Forcat politike janë ato që vendosin se a duhet shpërndarë Kuvendi dhe për të shkuar ose jo në zgjedhje.

Ato e kanë atë të drejtë, me dy të tretat e 120 votave të deputetëve. E kanë atë të drejtë edhe nëse brenda 60 ditësh nuk e zgjedhin Qeverinë ose presidentin.

Ato nuk do të duhej të shkonin fare në konsultime me presidenten për caktimin e zgjedhjeve, sepse ai caktim është jokushtetues. Pra, ai dekret (i presidentes Osmani për zgjedhje) është jokushtetues.

Radio Evropa e Lirë: A mund të rikthehet amendamentimi i Kushtetutës në Kuvend për çështjen e zgjedhjes së presidentit në ditët në vazhdim?

Enver Hasani: Jo. Ato amendamente janë të reja dhe nuk janë të njëjta me amendamentet e kontrolluara nga Gjykata Kushtetuese më 20 korrik 2012.

Si të tilla, ato duhet të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese për kontroll kushtetues dhe vetëm pastaj të rikthehen në Kuvend.

Krejt procedura e ndjekur mbrëmë ishte antikushtetuese dhe abuzive. Nuk ka të drejtë presidenti i Republikës të dërgojë në Kuvend amendamente të reja për shqyrtim e miratim, pa kaluar në Gjykatën Kushtetuese. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund t’i dërgojë pastaj në Kuvend.

Presidenti i Republikës ka të drejtë të nisë amendamentime të reja, por ato duhet të dërgohen te kryetari i Kuvendit, i cili, sipas nenit 144.3, i dërgon për kontroll kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 06/03/2026 06/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?