Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga organet e drejtësisë, i cili ishte dënuar me burgim për disa vepra të ndryshme penale.
Arrestimi është realizuar mbrëmjen e së enjtes nga njësitet e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, pas një sërë veprimesh hetimore dhe operative të ndërmarra nga zyrtarët policorë.
Personi i arrestuar është identifikuar me inicialet I.Q., 40 vjeç, i cili ishte në kërkim për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej tre vitesh.
Sipas policisë, ai ishte dënuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”, “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” si dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Pas arrestimit, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit me burgim sipas vendimit të gjykatës


