KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kjo është kërkesa e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin (DOKUMENT)
Politikë

Kjo është kërkesa e VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me presidentin (DOKUMENT)

Kosova News
Kosova News 00:05 -06/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar gjithashtu vendosjen e një mase të përkohshme që do të pezullonte afatin kushtetues deri në publikimin e aktgjykimit.

Kërkesa është konfirmuar edhe nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila bëri të ditur se për këtë hap është njoftuar edhe presidentja Vjosa Osmani, transmeton lajmi.net.

Sipas kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese, është kërkuar që të shqyrtohet nëse procedura aktuale për zgjedhjen e presidentit është në përputhje me Kushtetutën, duke theksuar se ekziston rreziku i dëmeve të pariparueshme për demokracinë dhe stabilitetin institucional në Kosovë nëse afatet kushtetuese vazhdojnë pa një interpretim të qartë ligjor.

Në dokument theksohet se bllokadat në procesin e votimit mund të pengojnë arritjen e kuorumit të nevojshëm në Kuvend, gjë që mund të çojë në pasoja të rënda institucionale, përfshirë edhe mundësinë e shpërndarjes së Kuvendit.

Në kërkesë, ndër të tjera, propozohet që Gjykata Kushtetuese:

  • të shpallë kërkesën të pranueshme;
  • të vendosë masë të përkohshme duke pezulluar afatin për zgjedhjen e Presidentit deri në nxjerrjen e aktgjykimit;
  • të konstatojë shkelje kushtetuese nga deputetët që nuk kanë marrë pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit;
  • të sqarojë detyrimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim, qoftë duke votuar pro, kundër apo duke abstenuar, në mënyrë që të sigurohet kuorumi i nevojshëm;
  • të përcaktojë rikthimin dhe fillimin e ri të afatit për zgjedhjen e Presidentit pas vendimit të Gjykatës;
  • të urdhërojë publikimin e aktgjykimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hyrjen e tij në fuqi menjëherë.

Sipas argumenteve të paraqitura në kërkesë, vendosja e një mase të përkohshme është e domosdoshme për të shmangur krizën institucionale dhe për të garantuar funksionimin normal të institucioneve deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese./lajmi.net/

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 06/03/2026 06/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?