zraeli ka nisur për të pestën ditë me radhë sulme të reja ndaj objektivave në Iran dhe paralajmëron për sulme hakmarrëse.
• Ndërkohë, në Liban raportohet se disa persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite. Izraeli ka bërë të ditur se në shënjestër kanë qenë operativë dhe objekte të Hezbollahut.
• Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka organizuar një fluturim riatdhesimi nga Omani, i planifikuar për të mërkurën, për të ndihmuar shtetasit britanikë që dëshirojnë të largohen nga rajoni i Lindjes së Mesme për shkak të situatës së tensionuar.
• Agjencia me bazë në SHBA, Human Rights Activists Neës Agency (Hrana), ka deklaruar se të paktën 1 mijë e 97 civilë janë vrarë në Iran që nga fillimi i konfliktit.
• Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump, në një prononcim për mediat në Shtëpinë e Bardhë, është shprehur se “gjithçka është shkatërruar në Iran”, ndërsa një komandant ushtarak amerikan ka bërë të ditur se janë goditur mbi 2 mijë objektiva në territorin iranian.



