KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Akuzoheshin për thirrje që të bashkoheshin në luftën për xhihad, njëri dënohet me dy vjet burgim e tjetri me një
Siguri

Akuzoheshin për thirrje që të bashkoheshin në luftën për xhihad, njëri dënohet me dy vjet burgim e tjetri me një

Kosova News
Kosova News 10:20 -02/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Denis Bytyqi  është dënuar me 2 vjet burgim dhe Enis Bitiq me një vjet burgim, nën akuzat për përçarje dhe mosdurimit, e ku në rrjetet sociale “facebook” dhe “tiktok” kishin për thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad.

Ndonëse nuk ishin të pranishëm, megjithatë,
aktgjykimin dënues e shpalli kryetarja e trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Viloeta Namani – Hajra, ndërsa në trup gjykues ishte Lutfi Shala si dhe Kushtrim Shyti.

Me këtë rast, Denis Bytyqit i ndërpritet masa e paraburgimit, me arsyetimin se kanë pushuar shkaqet për vazhdimin e kësaj mase.

Ndaj këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të vendimit në formë të shkruar.

- Reklamë -

Gjykatësja theksoi se telefonat që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale, konfiskohen.

Ndryshe, dy të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare, më 9 tetor 2025.

Ndërkaq Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës, më 23 shtator të 2025-s kishte ngritur ngritur aktakuzë ndaj tyre me akuzat se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare, si edhe kanë propaganduar ideologji ekstreme fetare.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në vazhdimësi deri më 1 maj 2025, përmes rrjetit të tyre social “Facebook” dhe “Tik Tok”, kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse përmes të cilave kanë bërë thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad, si edhe postime të tjera ku shpërfaqin përkrahje të fuqishme të ekstremizmit fetar dhe publikisht i përkrahin veprimet e bëra nga organizata terroriste “ISIS”, duke shpreh armiqësi të thellë ndaj institucioneve shtetërore, forcave të sigurisë, liderëve politikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë atyre që nuk ndajnë ideologjinë e tyre.

Sipas aktakuzës, ata kanë vendosur flamuj të organizatës terroriste “ISIS” mbi kulmin e shtëpisë të tyre, kanë bërë grafitë me shkronja arabe në muret e shtëpisë së tyre, me të cilat veprime dhe postime potencialisht mund të prishet rendi publik.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës

Kosova News 02/03/2026 02/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë
18:32 -04/06/2026
Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë
18:29 -04/06/2026
Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
16:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?