Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se nëse konflikti i armatosur midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit vazhdon pa kufizime, rajoni mund të “shndërrohet në një unazë zjarri”, duke paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të gjerë dhe konfliktit rajonal.
Ai kritikoi sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit si një shkelje të sovranitetit të këtij vendi, por gjithashtu e konsideroi të papranueshme kundërpërgjigjen e Iranit me raketa dhe dronë ndaj vendeve të Gjirit.
Erdogan bëri thirrje për ndërhyrje të menjëhershme diplomatike për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe gjakderdhjen.



