Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se i është hedhur mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë. Rasti ka ndodhur të premten në Vushtrri.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë hedh një mjet shpërthyes në oborrin e shtëpisë së tij. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e PK-së
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.


