KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen sërish të pafajshëm
Siguri

Të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen sërish të pafajshëm

Kosova News
Kosova News 11:43 -27/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Hagë ka nisur seanca e deklaratave hyrëse në rastin për pengim të drejtësisë kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj, dhe veteranit të UÇK-së, Fadil Fazliu.

Gjykatësi ka pyetur me radhë të akuzuarit – që më herët janë deklaruar të pafajshëm – të tregojnë nëse e kuptojnë aktakuzën dhe nëse janë fajtorë ose jo.

Ata u deklaruan sërish të pafajshëm.
Prokurori ka thënë se Thaçi mban përgjegjësi për tentim të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës. Për Smakajn, Prokuroria tha se mban përgjegjësi për veprën penale të tentimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Për të njëjtat akuza akuzohen edhe Kilaj, Fazliu, ndërkaq Kuçi akuzohet për dy pika të veprës penale për mosbindje ndaj gjykatës.

Kryeprokurorja Kimberly West ka thënë se Thaçi dhe katër të akuzuarit të tjerë kanë “minuar” Gjykatën Speciale. Ajo shtoi se të akuzuarit “shkelën qëllimisht vendime gjyqësore të hartuara për të garantuar se dëshmitarët dhe viktimat mund të dëshmojnë lirshëm, pa frikë dhe pa ndikim, dhe të kenë
besimin se identitetet dhe fjalët e tyre do të mbeten konfidenciale për gjykatën dhe palët. 
“Ish-kryetari Thaçi akuzohet se në mënyrë të përsëritur dhe sistematike tentoi të ndërhyjë ndaj dëshmive të dëshmitarëve, duke dhënë udhëzime se si duhet të dëshmojnë dëshmitarët në çështjen gjyqësore tjetër kundër tij për krime lufte, dhe duke shkelur një numër urdhrash gjyqësorë që synojnë mbrojtjen e informacionit konfidencial në lidhje me dëshmitarët. Të bashkakuzuarit e tij – Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi – akuzohen për pjesëmarrje të paligjshme në një ose më shumë prej këtyre veprave penale”, potencoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Kosova News 27/02/2026 27/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?