KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shërbim ushtarak, në bazë vullnetare
Siguri

Shërbim ushtarak, në bazë vullnetare

Kosova News
Kosova News 20:18 -26/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes synon që gjatë këtij viti ta fillojë implementimin e programit për shërbim ushtarak të qytetarëve. Shërbimi është menduar që të jetë vullnetar, ndryshe prej zotimit të mëhershëm të Qeverisë që ai të jetë i detyrueshëm. Por njohës të çështjeve ushtarake dhe ish-komandantë të Forcës së Sigurisë të Kosovës kanë shprehur mendimin se as njëri dhe as tjetri model nuk mund të realizohen në Kosovë.

Kostoja financiare është një prej arsyeve kryesore përse në Kosovë nuk do të mund të zbatohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i cili zotim u pati bërë rreth 5 vjet më parë.

Në vend të këtij opsioni, do të aplikohet modeli i shërbimit ushtarak vullnetar.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se zbatimi i këtij projekti do të nisë gjatë këtij viti, pasi që është edhe pjesë e Programit Kombëtar për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse, i cili është miratuar nga Qeveria në vitin 2024.

- Reklamë -

“Formati është i ndryshëm, qëllimi është i njëjtë: gjithmonë mbrojtja e territorit, jetës së qytetarëve, mirëpo ky format, pra shërbimi vullnetar, krijon kosto më të lehtë, më të përballueshme, është më i përshtatshëm në aspektin ligjor dhe kushtetues të ligjeve që i ka Kosova”, ka theksuar Maqedonci.

Sipas tij, synimi është ndërtimi i një sistemi mbrojtës të aftë dhe efektiv përballë kërcënimeve dhe rreziqeve që mund t’i kanosen vendit.

“Në konceptin e shërbimit vullnetar që është në kuadër të mbrojtjes gjithëpërfshirëse çdo qytetar i Kosovës vullnetarisht mund të regjistrohet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të jetë pjesë e strukturave të mbrojtjes pra më saktësisht Ushtrisë së Kosovës pa pasur nevojë që këtë ta bëjë në formë të detyrueshme. Kjo mundëson që të rinjtë tanë, qytetarët tanë krahas zhvillimit të aktiviteteve të tyre në mbështetje të punëve që i kanë si në sektorin privat e ashtu në institucione të tjera të jenë gjithashtu edhe të gatshëm për të shërbyer për Ushtrinë e Kosovës me qëllim të mbrojtjes së vendit”, është shprehur ai.

Por ish-komandanti i përgjithshëm i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerali Kadri Kastrati, ka vlerësuar se vendi aktualisht nuk e ka infrastrukturën e nevojshme ligjore dhe organizative as për shërbim të detyrueshëm e as për atë vullnetar.

“Për t’i trajnuar të rinjtë dhe të rejat me një edukatë të përgjithshme ushtarake ne duhet ta ndryshojmë edhe strukturën e komunave. Çdo komunë do të duhej që ta ketë një zyrë e cila merret me të dhënat e të rinjve dhe të rejave që ata që e kalojnë trajnimin do të duhej të kthehen mbrapa, të futen në sistem se për çfarë specializimi është trajnuar dhe çfarë drejtimi kanë përfunduar trajnimin ushtarak. E dyta, ne nuk kemi infrastrukturë të mjaftueshme që të rinjtë dhe të rejat të shkojnë të trajnohen, të flenë atje, do të duhej uniforma dhe shumëçka e që për momentin Forca e Sigurisë nuk ka mundësi”, ka theksuar ish-komandanti i FSK-së.

Gjenerali në pension ka propozuar një model të ngjashëm me atë që zbatohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Amerikanët e kanë praktikë që vikendeve të shkojnë të rinjtë dhe të rejat e vendit në trenerka, prej 7 deri në 7, me një shishë uji dhe ushqim, të marrin njohuri të përgjithshme teorike dhe të përgjithshme, pas disa vikendeve bazuar në vlerësimin e oficerëve të FSK-së të kthehen si të rinj dhe të reja apo si rezervë potenciale e forcave të armatosura që të jenë në gjendje gatishmërie nëse Kosovës i nevojitet që ata të mobilizohen një ditë”, ka thënë Kastrati.

Programi Kombëtar për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse është miratuar më 11 shtator të 2024-tës. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk është përfshirë në të, ani se ka qenë zotim i kryeministrit Albin Kurti para ardhjes së tij në pushtet./koha.net

Gjithashtu lexoni:

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

MPB demanton Daut Haradinajn: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015

Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Kosova News 26/02/2026 26/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë
18:52 -04/06/2026
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë
18:32 -04/06/2026
Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë
18:29 -04/06/2026
Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?