KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tahiri: PDK e gatshme të propozojë emër presidenti, por edhe për zgjedhje
Politikë

Tahiri: PDK e gatshme të propozojë emër presidenti, por edhe për zgjedhje

Kosova News
Kosova News 11:20 -26/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Derisa edhe pak ditë kanë mbetur deri në përmbylljen e afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, Partia Demokratike e Kosovës thotë se në pozitën më të lartë shtetërore nuk duhet të jetë një emër i njëanshëm.

“Dikush që ka reputacion e integritet vendor dhe ndërkombëtar dhe dikush që ka kontribute e është intelektual, që i bën nder edhe shtetit të Kosovës dhe qytetarëve. Vazhdojmë të mbesim brenda këtyre qëndrimeve, në kuptim të asaj që të diskutohet në parim dhe standard se kush do të duhej t’i plotësonte këto atribute për të qenë president i vendit”, tha shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri.
Por, sipas tij, nëse forca më e madhe politike, nuk e bën këtë, ata janë të gatshëm edhe të japin emra që do të përmbushnin këtë kriter për të qenë president apo presidente e vendit, por edhe të shkojnë në zgjedhje.

“Ende nuk është faza që kanë folur për emra të përveçëm, nuk kemi folur as dje, s’po flasim as sot, por vullneti i PDK-së është të kontribuoj në interes të institucioneve të vendit dhe shoqërisë, por nëse nuk do të mund të gjendet dikush apo nëse nuk do të ketë disponim prej forcës kryesore politike, PDK është e gatshme gjithashtu të shkojë në zgjedhje”, deklaroi Tahiri.

Ai është pyetur nëse PDK do t’i jepte mbështetje, Vjosa Osmanit edhe për një tjetër mandat, ai tha se vendit nuk i bën nder një emër që ka pasur qasje të njëanshme.

“Nuk është dua të lëshohem në emra të përveçëm, por mendoj që vendit nuk i bën nder një emër që ka pasur qasje të njëanshme dje, dikush që përfaqëson veç një grup apo subjekt, por po flasim për dikë që është mbi partitë politike. Në këtë nivel jemi duke folur në parime dhe standarde, por nëse është e nevojshme dhe e arsyeshme dhe kërkohet, padyshim që PDK do të nxjerrë edhe emra”, tha ai.

Tahiri tha se çështja e marrëveshjes politike ka përfunduar. “Marrëveshje politike i kish ra kur është formuar Qeveria. PDK nuk është e interesuar për marrëveshje politike, por për të pasur qasje proaktive, pozitive, mbështetëse për institucionet dhe mbështetë një kandidat që plotëson këto standarde”, deklaroi shefi i deputetëve të PDK-së.

Gjithashtu lexoni:

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Kosova News 26/02/2026 26/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?