KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avdyli në mbështetje të Vjosa Osmanit, fton opozitën ta votojnë
Politikë

Avdyli në mbështetje të Vjosa Osmanit, fton opozitën ta votojnë

Kosova News
Kosova News 23:10 -25/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Listës Guxo Haxhi Avdyli, ka deklaruar se Vjosa Osmani është personi më i duhur për të vazhduar edhe një mandat tjetër si presidente e vendit.

Avdyli në një deklaratë për “Indeksonline” theksoi se, duke u bazuar në performancën dhe përfaqësimin e saj deri më tani, Osmani plotëson të gjitha kriteret për presidente të Republikës së Kosovës.

“Duke u bazuar në performancën e saj, në përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare dhe në kriteret që kërkohen për presidente, Vjosa Osmani është numri Një i personave që i plotëson këto kritere,” u shpreh ai.

Sipas tij, Osmani ka dëshmuar pavarësi politike dhe është figurë apartiake, duke mos mbajtur lidhje me asnjë subjekt politik, përfshirë edhe partinë që e ka krijuar. Ai shtoi se edhe në aspektin e kërkesave që shpesh i artikulon opozita, Osmani përmbush standardet e kërkuara për unitet dhe përfaqësim të denjë.

- Reklamë -

Avdyli deklaroi se ai personalisht ka qenë ndër përkrahësit më të mëdhenj të Osmanit që nga koha kur të dy ishin pjesë e LDK-së, duke theksuar se përkrahja e tij është “maksimale dhe e palëkundur”.

Deputeti i Listës Guxo theksoi gjithashtu se partitë që promovojnë orientimin euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen ndaj SHBA-së dhe BE-së duhet ta mirëpresin vazhdimin e mandatit të saj.

“Samitet e fundit ndërkombëtare ku ka marrë pjesë presidentja Osmani e kanë dëshmuar qartë përfaqësimin e saj të suksesshëm të Kosovës. Prandaj, mendoj se edhe opozita duhet ta mbështesë një mandat të dytë të saj,” deklaroi Avdyli.

 Ndërsa ka dhe një rekomandim për kolegët e tij nga opozita.

“Mendoj që edhe partitë e tjera, veçanërisht ato që flasin për orientimin euroatlantik të Kosovës, për përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së, duhet ta kenë parasysh se Vjosa Osmani është në këtë linjë. Besoj se, në veçanti, opozita do të duhej ta mirëpriste edhe një mandat të Vjosa Osmanit, duke u bazuar në orientimin e tyre, si dhe në aspektin e përfaqësimit sa më të mirë të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Këtë e vërtetuan edhe samitet e fundit në të cilat ishte prezente Vjosa Osmani.

Sidoqoftë, ne jemi deputetë dhe normalisht që po e luajmë rolin tonë pozitiv në këto zhvillime. Nuk po veprojmë me kryeneçësi apo ultimatume, por mendojmë dhe japim rekomandim, veçanërisht për kolegët tanë nga opozita, që Vjosa Osmanit duhet t’i vazhdohet edhe një mandat, sepse tashmë kemi një mandat të saj të përfunduar me sukses”, ka thënë Avdyli

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend

Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

Kosova News 25/02/2026 25/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?