KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën
Botë

Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën

Kosova News
Kosova News 10:34 -23/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sllovakia dhe Hungaria akuzojnë Ukrainën se po e ndalon qëllimisht kalimin e naftës ruse përmes naftësjellësit “Druzhba”. Ato kërcënojnë me bllokimin e furnizimit me energji elektrike dhe të ndihmave të BE-së.

Prej disa javësh drejt Sllovakisë nuk rrjedh më naftë ruse përmes Ukrainës. Shkaku është dëmtimi i tubacioneve të naftësjellësit “Druzhba”. Tani kryeministri sllovak, Robert Fico, e kërcënoi Kievin me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për Ukrainën nëse furnizimi me naftë ruse përmes Ukrainës nuk rifillon deri të hënën. Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërcënuar me masa të ngjashme.

Hungaria dhe Sllovakia sigurojnë rreth gjysmën e furnizimeve emergjente me energji elektrike të Evropës për Ukrainën. Ukrainën, e cila është e varur nga këto furnizime për shkak të sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës së saj.
Ukraina dënon kërcënimet e Hungarisë dhe të Sllovakisë.

Ukraina i dënoi ashpër kërcënimet e Hungarisë dhe të Sllovakisë në mosmarrëveshjen për furnizimet me energji. Kievi i akuzoi dy vendet anëtare të BE-së për shantazh dhe provokim. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha, e cilësoi si të papërgjegjshme kërcënimin për t’i ndërprerë Ukrainës furnizimin me energji elektrike pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike. “Kjo kërcënon sigurinë energjetike të gjithë rajonit”, shkroi Sybiha në platformën X.

Ai shtoi se qeveritë në Budapest dhe Bratislavë duhet t’ia drejtojnë ankesat e tyre Kremlinit dhe jo Kievit. Naftësjellësi “Druzhba” është dëmtuar nga sulmet ruse dhe punimet për riparimin e tij po vazhdojnë pavarësisht rrezikut nga sulmet me raketa, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Ukrainës. Kievi kritikoi faktin se Bratislava dhe Budapesti synojnë t’u ndërpresin ukrainasve energjinë elektrike, ngrohjen dhe gazin pikërisht gjatë periudhës së acarit ekstrem.
Fico: Zelenski ka qëllime të këqija

Në një konferencë për shtyp në Bratislavë Fico përdori një gjuhë konfrontuese ndaj vendit fqinj, Ukrainës. Për dëmtimin e tubacioneve nuk ka asnjë fajtor të qartë, tha kryeministri sllovak. Sipas Ficos, Ukraina akuzon rusët se kanë dëmtuar tubacionet gjatë një sulmi, ndërsa rusët akuzojnë Ukrainën se e ka ndërprerë qëllimisht qarkullimin e naftës përmes naftësjellësit.
“Tani do të më duhej të hamendësoja, por nuk është hera e parë që presidenti Zelenski merr vendime politike që dëmtojnë Sllovakinë”, shtoi Fico. Sipas tij, kjo kishte ndodhur edhe më parë, kur u ndërpre tranziti i gazit përmes territorit të Ukrainës drejt Sllovakisë.

Fico këmbëngul që problemet me naftësjellësin janë hakmarrje e Ukrainës për politikën që ndjekin nga Sllovakia dhe Hungaria ndaj Ukrainës.

Sllovakia dhe Hungaria bëjnë pjesë ndër vendet që  janë shprehur në BE në mënyrë kritike ndaj ndihmave për Ukrainën dhe ndaj një anëtarësimi të mundshëm të saj në BE. Sllovakia nuk merr pjesë në paketën e ndihmës prej 90 miliardë eurosh. Sllovakia dhe Hungaria vazhdojnë të blejnë naftë të papërpunuar nga Rusia/ dw

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 23/02/2026 23/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?