KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Artan Grubi dorëzohet në Bllacë pas një periudhe arratie
Rajon

Artan Grubi dorëzohet në Bllacë pas një periudhe arratie

Kosova News
Kosova News 09:13 -23/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas një periudhe të gjatë në arrati, është dorëzuar sot ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonia e Veriut, Artan Grubi. Ai është vetëdorëzuar pranë autoriteteve policore në vendkalimin kufitar Bllacë.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Grubi është privuar nga liria në orën 06:10 dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme. Ai po përballet me akuza që lidhen me rastin e Lotarisë Shtetërore, ndërsa ndaj tij kishte qenë aktive masa “Arresto”.

Autoritetet pritet të japin detaje shtesë gjatë ditës lidhur me hapat e mëtejshëm proceduralë, njoftojnë mediet në RMV.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2024, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e kishte futur Artan Grubin në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, së bashku me gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Behxheti, për përfshirje në atë që u cilësua si “korrupsion i madh”.
Sipas DASH-it, Grubi dhe Behxheti dyshohet se kanë pranuar ryshfet për të ndikuar dhe minuar proceset gjyqësore që lidhnin me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i shërbimit sekret. Në listën e zezë u përfshinë gjithashtu edhe anëtarë të familjes së ngushtë të Grubit.

- Reklamë -

Artan Grubi ka ushtruar funksionin e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut gjatë mandatit 2020–2024, si përfaqësues i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Pas vendimit të DASH-it, Grubi reagoi përmes një postimi në Facebook, duke deklaruar se ishte informuar për vendimin përmes mediave dhe duke mohuar çdo përfshirje në korrupsion.

“Si një person që jetën time publike ia kam kushtuar mbrojtjes së vlerave demokratike perëndimore dhe që kam punuar vazhdimisht për anëtarësimin e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian, ky vendim më prek drejtpërdrejt dhe personalisht”, kishte shkruar ai.
Pas shpalljes së urdhrit për arrestim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, Grubi ishte larguar nga vendi, deri në dorëzimin e tij sot.

Gjithashtu lexoni:

Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Kosova News 23/02/2026 23/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit
20:01 -04/06/2026
FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani
19:24 -04/06/2026
Kërçeli së bashku me Kurtin dhe Rizvanollin, kafen e mëngjesit te gastronomi Veton Zuka
18:59 -04/06/2026
Dita e pestë e protestës për Zvërnecin, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë
18:52 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?