KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tentoi të hynte në rezidencën e presidentit Trump, vritet një person
Botë

Tentoi të hynte në rezidencën e presidentit Trump, vritet një person

Kosova News
Kosova News 17:27 -22/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një person rreth 20-vjeçar është qëlluar me armë zjarri dhe është vrarë nga Shërbimi Sekret i SHBA-së (agjencia që mbron presidentin) pasi dyshohet se u përpoq të hynte në rezidencën e presidentit Donald Trump, Mar-a-Lago, në Palm Beach, Florida.

Siç raporton BBC, presidenti Trump ndodhej në Uashington DC në atë kohë.

Agjentët dhe një zëvendëssherif nga Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach u përballën me burrin, i cili kishte hyrë në perimetrin e brendshëm në orën 01:30 sipas kohës lokale (06:30 GMT).

Sherifi Ric Bradshaw u tha gazetarëve se personi u gjet duke mbajtur një bidon karburanti dhe një pushkë gjahu.“Ata e urdhëruan burrin t’i hidhte poshtë sendet.

Ai hodhi bidonin dhe ngriti pushkën në pozicion për të qëlluar. Në atë moment, agjentët qëlluan me armët e tyre për të “neutralizuar kërcënimin” – tha Bradshaw njofton BBC.Oficerët mbanin kamera trupore. Në incident u përfshinë dy agjenci – Shërbimi Sekret dhe Zyra e Sherifit.

Asnjë punonjës i forcave të rendit nuk u plagos.Ende nuk dihet identiteti i burrit që u qëllua apo rrethanat e përpjekjes së tij për të hyrë.

Gjithashtu nuk është e qartë sa të shtëna u shkrepën apo nëse arma e burrit ishte e mbushur.Zëdhënësi i FBI-së, Brett Skiles, tha se zona ku ndodhën të shtënat ishte nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret dhe se FBI po mbledh prova.

Ai u kërkoi kujtdo që banon pranë të kontrollojë kamerat e jashtme të sigurisë për çdo gjë të pazakontë dhe të kontaktojë Zyrën e Sherifit të West Palm Beach nëse vërejnë ndonjë gjë të dyshimtë.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 22/02/2026 22/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?