KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Klubi më i mirë në vend nuk ka ku të ushtrojë, mund të largohet nga garat
Sport

Klubi më i mirë në vend nuk ka ku të ushtrojë, mund të largohet nga garat

Kosova News
Kosova News 13:59 -22/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Istogu vjet e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës në hendboll. Po ashtu e kaloi një kundërshtar në Kupën Evropiane për hendbolliste. Ishte klubi i vetëm i sportisteve në vend që kaloi kundërshtar evropian. Rrjedhimit KOHA e shpalli klubin më të mirë të vitit në konkurrencë të femrave.

Por Istogu nuk luajti në fundjavë në xhiron e parë të stinorit pranveror në Superligën e hendbollisteve. Dhe ndeshjen në udhëtim ndaj Prishtinës e humb me rezultat zyrtar.

“Nuk kemi luajtur pasi nuk kemi pasur ku të ushtrojmë që nga tetori i vitit të kaluar”, thotë trajneri i KHF Istogut, Faruk Shala.

Qyteti i Istogut e ka një palestër. Ajo megjithatë ishte ndërtuar keq, kurse ndërtimi kishte zgjatur mbi një dekadë e gjysmë. Shumë e quajtën “palestër të turpit”. U hap pa u përfunduar në tërësi. Mungoi mirëmbajtja e denjë dhe u dëmtua shumë shpejt. E hapur qëndroi vetëm tri vjet. Është mbyllur për tjetër renovim dhe që nga viti 2023 nuk është në dispozicion të sportistëve. Përfundimi i renovimit nuk është as afër. Madje më nuk ka as premtime se do të rinovohet. Palestrës i është vënë kulmi që ishte dëmtuar rëndë, por brenda nuk është prekur asgjë.

Pasi u mbyll palestra, Istogu ka ushtruar e ka luajtur si vendas në një palestër private në Banjë. Por edhe atë e mori uji në tetor të vitit të kaluar. Dhe tani istogaset, që kanë dominuar në hendbollin kosovar në dekadën e fundit, nuk kanë ku të ushtrojnë e ku të luajnë si vendase.

“Jemi duke e shqyrtuar edhe largimin nga garat. Për 23 vjet e kemi shtyrë me gjoks, por askush nuk po brengoset për gjendjen tonë. Është mëkat që një klub që dominon në vend dhe që ka suksese edhe në Evropë të lihet në këtë gjendje. Por duket që të vetmit që brengosemi jemi ne pak personat që kemi mbetur në klub”, ka shtuar trajneri Shala.

Ai tregon që klubi ka investuar që të përshtatet palestra private dhe të bëhet e pranueshme për zhvillimin e ndeshjeve kampionale e madje edhe atyre evropiane.

Shala thotë se nuk po gjen përkrahje në nivelin komunal, e aq më pak në atë qëndror. Sanimi i palestrës private kërkon disa mijëra euro, që klubi i Istogut nuk i ka. Për kthim në shtëpinë e tij, në palestrën e qytetit, Istogu as që po shpreson për të ardhmen e afërt. Shala thotë se renovimi i palestrës së qytetit as nuk është paraparë në buxhet për vitin 2026.

Premtimet për renovimin e palestrës në Istog ishin të shumta. Madje ishin dhënë edhe afate, që natyrisht janë shkelur. Përgjegjësinë për ndërtimin e keq të palestrës, si për të gjitha objektet tjera sportive, nuk e mori askush. Nuk u bë ndonjë hetim, nuk dha kush përgjegjësi. Dhe palestra “e re” u mbyll pas tri vjetësh. Kjo nuk brengosi përgjegjësit. Brengosi vetëm klubet e Istogut dhe sportistët istogas./Koha.net/

Gjithashtu lexoni:

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”

Kosova News 22/02/2026 22/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?