KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbahet tryezë për shënimin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe
Tjera

Mbahet tryezë për shënimin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Kosova News
Kosova News 17:23 -23/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe tre muaj bëhen 50 vjet nga mbajtja e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i cili identifikon ngjarjen më të rëndësishme në historinë e standartizimit të shqipes, që ishte mbajtur në Tiranë nga data 20 deri më 25 nëntor 1972.

Fjala hapëse e këtij organizimi në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare u tha nga prof. Haki Elezaj, i cili theksoi që ky kongres ishte kurorëzim i përpjekjeve të pareshtura në dy shekujt e fundit për formimin e gjuhës së njësuar letrare shqipe.

“Pesëdhjetë vjet në histori e një populli dhe në kulturën e tij nuk janë shumë. Realiteti tregon se gjatë kësaj periudhe në gjeografinë shqiptare kanë ndodhur zhvillime të shumta politiko-shoqërore, përfshirë këtu edhe zhvillimet që kanë ndodhur në gjuhë. Këto zhvillime kanë tejkaluar kornizat e standardit të vitit 1972, prandaj sot kemi aq shumë debate për mënyren e krijimit të këtij standardi, rikthimin dhe përmisimin e normës ekzistuese”- u shpreh ai.

Elezaj përmendi barrierat si dhe etapat historike përgjatë së cilave ka kaluar gjuha shqipe nga ‘meshari” i Gjon Buzukut, nga të mëvonshmit, nismëtarët e Rilindjes Kombëtare Naum Viqilharxhi, Sami Frashëri që identifikuan përpjekjet për një alfabet të përbashkët dhe shumë emra tjerë shkrimtarësh e publicistësh.

Këto përpjekje më së miri pasqyrohen në mbi 100 shkrime të botuara nga autorë të ndryshëm në revistën ‘Albania’ të Faik Konicës, krijimi i alfabetit të Stambollit.

“Në periudhën e parë të planifikimit gjuhësor të shqipes ndodhin dy ngjarje të rëndësishme kombëtare. Mbajtja e Kongresit të Manastirit më 1908, dhe Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës më 1916-1918. Këto dy ngjarje i vunë bazat e alfabetit dhe të drejtshkrimit të përbashkët të shqipes”- ka shkruar Shkumbin Munishi

Mandej pasuan dy ngjarje tjera të rëndësishme kombëtare, Kongresi i Lushnjës 1920 si dhe Dekreti i veçantë i mbretit Zog 1923 që vendosi elbasanishten si gjuhë zyrtare, për administratën dhe institucionet e tjera shtetërore. Këto ngjarje ndikuan në projektimin e politikës e të planifikimit gjuhësor të shqipes deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore 1945.

Ky është procesi i parë i standartizimit të shqipes, përkatësisht vendosjes së një norme shqipe, e cila është zbatuar deri më 1952 në Shqipëri dhe deri më 1968 në Kosovë.

Elezajt tregon për situatën në Kosovë gjatë 14-15 nëntorit 1952, ku organizohen një grup ekspertësh me temë problemet e drejtshkrimit dhe nga Rezoluta e këtij tubimi gjuha letrare mbetet gegërishtja.
Mbledhja e fundit për çështje të drejtshkrimit të gjuhës shqipe në Kosovë u mbajt në nëntor të viti 1963.

Sipas tij ngjarja vendimtare për njësimin e gjuhës shqipe dhe ortografisë së saj mbetet Konsulta Gjuhësore e Prishtinës së vitit 1968, që kishte qëllimin kryesor përcaktimin midis dy altrenativave ekzistuese: të pranohej ortografia e gjuhës shqipe e vitit 1967 ose varianti letrar i gegërishtes.

Shkumbin Munishi Konsulutën Gjujësore që u mbajt në Prishtinë në vitin 1968 e quan ngjarje me karakter kombëtar, ndonëse ky akt ‘i dha vulë’ njësimit të shqipes letrare në bazë të toskërishtes.

Pas gjithë këtyre përpjekjeve standardizimi i gjuhës shqipe përfundimisht u vendos në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972.

Prof. Haki Hysenaj tha që normat e gjuhës standarde dhe rregullat e saj duhet të përdoren me përpikëmëri, ai theksoi që një prej problemeve më të diskutuara është përdorimi i zanores ‘ë’, prandaj është e nevojshme ndërhyrja e nomuesve për përafrim të normës me përdoruesin me qëllim që të pranohet ajo dhe të arrihet efekti i lehtësimit në komunikim.

“ Nëse nuk ndërhyhet në këtë proces, rreziku është që ajo gjithnjë e më shumë të bëhet diçka e largët me folësin, pasi vetë gjuha e folësit u nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme nën ndikimin e faktorëve jashtëgjuhësorë”- potencoi Hysenaj.

Sipas tij gjuha ka nevojë t’i nënshtrohet shqyrtimit shkencor lidhur me funksionimin dhe zhvillimin e saj.

Kjo tryezë është mbajtur në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

TAGGED: Kongresi i Gjuhes
Kosova News 23/08/2022 23/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?