KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti:  Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, projekt që tejkalon sportin – investim në zhvillimin e vendit dhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës
Sport

Kurti:  Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, projekt që tejkalon sportin – investim në zhvillimin e vendit dhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës

Kosova News
Kosova News 21:54 -20/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 janë një projekt zhvillimor shtetëror që kërkon bashkëpunim të gjerë institucional dhe përkushtim afatgjatë.

Në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së shpalljes së laureatëve të vitit 2025, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Kurti theksoi se përgatitjet për këtë ngjarje madhore sportive nuk janë vetëm organizative, por një angazhim serioz ndërinstitucional dhe ndërsektorial, ku qeveria do të jetë partnere e fuqishme dhe mbështetje e qëndrueshme deri në realizimin e suksesshëm të saj.

“Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 janë projekt që tejkalon sportin – ato janë investim në zhvillimin e vendit dhe në imazhin ndërkombëtar të Kosovës,” u shpreh Kurti, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit dhe profesionalizmit në çdo fazë të përgatitjeve.

Krahas fokusit te Lojërat Mesdhetare, kryeministri nderoi arritjet e sportistëve kosovarë gjatë vitit 2025, duke vlerësuar përkushtimin, disiplinën dhe karakterin që ata kanë dëshmuar brenda dhe jashtë vendit. Ai falënderoi kampionët për çdo medalje të fituar, për stërvitjet e hershme dhe përfaqësimin dinjitoz të Kosovë në arenën ndërkombëtare.

Ai rikujtoi se vitet e fundit janë rritur investimet kapitale dhe mbështetja financiare për sportin, është forcuar korniza ligjore dhe janë zhvilluar programe konkrete për sportistët, duke vendosur edhe standarde të qeverisjes së mirë në sektorin sportiv.

Në përmbyllje, ai uroi laureatët e vitit 2025 për sukseset e arritura, duke theksuar se mbështetja për sportin do të vazhdojë të bazohet në profesionalizëm, meritokraci dhe përgjegjësi të përbashkët.

Gjithashtu lexoni:

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Kosova News 20/02/2026 20/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?