Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gruaja e plagosur pasditen e së premtes në Istog ka vdekur.
Sipas njoftimit të spitalit në Facebook, pacientja e plagosur ishte pranuar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
“Menjëherë pas pranimit, ekipet kujdestare, të përkrahura edhe nga ekipet e gatishmërisë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme mjekësore dhe reanimuese, duke u përpjekur maksimalisht për ti shpëtuar jetën pacientes. Përkundër angazhimit intensiv dhe profesional të stafit shëndetësor, fatkeqësisht pacientja nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra”, thuhet në njoftim.


