KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Listën Serbe
Politikë

Kusari-Lila: Nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me Listën Serbe

Kosova News
Kosova News 18:21 -20/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Koalicioni qeverisës nuk do ketë asnjë bashkëpunim me Listën Serbe, thotë kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, njëherësh ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Megjithatë, ish-kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes deklaron se ishte një detyrim i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, votimi në pako i nënkryetarëve të Kuvendit, ku përfshihej edhe Slavko Simiq nga Lista Serbe.

“Ne votuam pakon e nënkryetarëve. Domethënë, kanë qenë pesë nënkryetarë të Kuvendit të Republikës dhe Republika e Kosovës është mbi një emër të përveçëm të një nënkryetari nga Lista Serbe. Ne në këtë situatë duhet të shikojmë se cila është barra e përgjegjësisë për të gjitha institucionet që qeverisin dhe kanë vendimmarrje në këtë vend. Dhe votimin e tij në atë formë dhe domosdoshmërinë e mbajtjes së nënkryetarit nga Lista Serbe e përcaktoi Gjykata Kushtetuese. Nuk e përcaktoi grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk e përcaktoi kryetarja e Kuvendit e as ekzekutivi. E përcaktoi një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese… Ne kemi ngritur dorë për pesë nënkryetarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Nuk kemi ngritur dorë specifikisht për një deputet të Listës Serbe. Ai e din mirë se përveç se është person me aktakuzë për sulm ndaj gazetarëve të Republikës gjatë ngjarjeve në veri në majin e vitit 2023, ai gjithashtu është një prej personave më destruktiv që ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhe në Kuvendin e Kosovës”, thotë ajo.

Ajo këmbëngulë se as vet personalisht e as shumica parlamentare e udhëhequr nga LVV-ja nuk ka pasur komunikim apo koordinim me Listës Serbe që nga qershori i vitit 2022.

“Nuk do të ketë asnjë komunikim ose koordinim me Listën Serbe dhe ai komunikim ka përfunduar qysh në vitin e parë të qeverisjes Kurti 1. Domethënë, kjo pjesë është harruar apo harrohet shpeshherë kur përmenden diskutimet me ta apo kur kthehen mbrapsht ato incizime, veç për faktin se ato janë lëshuar të edituara dhe të redaktuara një vit e dy muaj pasi ka përfunduar çdo komunikim me ta. Ripërsëritja e atyre incizimeve nuk e bën komunikimin aktiv. Komunikimi me Listën Serbe nga ana ime ka përfunduar në qershor të vitit 2022, kur ai ka lexuar një kërcënim nga Radojiçiq nga telefoni i tij, që kishte të shkruar ndaj meje, dhe aty ka përfunduar çdo gjë. Domethënë, ndaj meje, ndaj qeverisë Kurti, ndaj pozitës e kështu me radhë. Redaktimi, montimi dhe publikimi i atyre video-mesazheve 13 muaj pasi kam nxjerrë zotin Simiq nga zyra, nuk do të thotë që kemi komunikuar me ta. Ripërtëritja e atyre incizimeve nuk e bën që kemi qenë duke komunikuar me ta. Në të kundërtën, ai komunikim ka qenë i ndërprerë, ka qenë hakmarrja e tyre për mosrealizim të asnjë pike që ata kanë synuar dhe për shkak se kanë parë që zhvillimet në veri po shkojnë në të kundërtën e çfarë ata kanë dashur të kenë”, thotë ajo për KosovaPress.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 20/02/2026 20/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?