KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon gjykimi për sulmin në Banjskë
Siguri

Vazhdon gjykimi për sulmin në Banjskë

Kosova News
Kosova News 08:27 -20/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykata Themelore në Prishtinë, nga ora 09:30, vazhdon sot seanca gjyqësore ndaj Blagoje Spasojeviqit, Vladimir Toliqit dhe Dushan Maksimoviqit, të akuzuar për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçan, ndërsa në seancën e së enjtes gjykata ka vazhduar me administrimin e provave materiale.

Fillimisht, mbrojtësja e Maksimoviqit, avokatja Jovana Filipoviq, njoftoi se dëshmitari Millosh Radosavleviq ndodhet në Serbi për mjekim dhe kërkoi që të lexohet deklarata e tij e dhënë më 12 shtator 2024, duke theksuar se për shkak të gjendjes shëndetësore nuk dihet nëse ai do të mund t’i përgjigjet ftesës së gjykatës në muajin mars, andaj hoqi dorë nga dëgjimi i tij në seancë dhe kërkoi që deklarata e mëhershme të administrohet si provë, për çka gjykata tha se do të vendosë pas qëndrimit të palëve.

Pas kësaj, prokurori special Naim Abazi propozoi administrimin e provave materiale të paraqitura në aktakuzë, duke sqaruar se disa prova që lidhen me të pandehur të tjerë nuk po propozohen, ndërsa pjesa tjetër po, përfshirë prova nga disa dosje hetimore dhe dy raporte të pranuara përmes ndihmës juridike ndërkombëtare nga SHBA.

Ai prezantoi edhe raporte shtesë që përfshijnë analizën e të dhënave të nxjerra nga Google dhe META, të cilat, sipas prokurorisë, përmbajnë të dhëna teknike për llogaritë elektronike të Maksimoviqit, përfshirë histori lokacioni, kontakte, fotografi me armë e municion, si dhe video-incizime, që sipas Abazit dëshmojnë ekzistencën e një rrjeti komunikimi mes personave të përfshirë në këtë çështje penale.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Naim Rudari, mbështeti propozimet e prokurorisë dhe kërkoi plotësimin e provave me administrimin e deklaratave të dhëna në procedurë paraprake, përfshirë deklarata të dëshmitarëve që kanë ndryshuar qëndrimin në shqyrtim gjyqësor, çka u mbështet edhe nga prokurori.
Në anën tjetër, mbrojtësit e të akuzuarve

kundërshtuan provat e propozuara, duke pretenduar se një pjesë e tyre janë siguruar në mënyrë të kundërligjshme, se disa fotografi janë keqinterpretuar dhe se provat nuk vërtetojnë përfshirjen direkte të të mbrojturve në sulm, ndërsa prokuroria i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se veprimet

procedurale janë kryer në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se provat ndaj të akuzuarve që ndodhen në arrati nuk janë përfshirë, pasi procedura ndaj tyre është pezulluar deri në një vendim tjetër të gjykatës

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 20/02/2026 20/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?