KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në vendlindjen e Veselinoviqit, gjurmëve të krimit ekonomik që financoi sulmin terrorist në Banjskë
Siguri

Në vendlindjen e Veselinoviqit, gjurmëve të krimit ekonomik që financoi sulmin terrorist në Banjskë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 12:03 -20/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Dolani (serbisht: Doljane) është një lokalitet në komunën e Zveçanit, pak a shumë, në gjysmë të rrugës nga qyteti i Zveçanit për në Banjskë. 

Pëveç si një lokalitet rural në komunën veriore të vendit tonë, në veçanti të moshuarit e mbajnë në mend se këtu, deri në vitin 1999, ka pasur një prani strategjike të armatës së ish-Jugosllavisë. Ndodhet mu pranë rrugës rurale që nga Zveçani të çon për në Banjskë, rënzë një kodre që njihet me emrin “Shkëmbi i Maticës” – një pikë strategjike, pranë stacionit “Vallaç” në linjën hekurudhore Hani i Elezit – Leshak, pjesë e Korridorit X e përballë nyjes kryesore elektroenergjetike të veriut të vendit tonë – “Vallç” (srb. Valać).

Këtu në Dolan ka lindur edhe Zvonko Veselinoviq, një soj i Milan Radojçiqit – një biznesmen kontrovers i afërt me Partinë Progresive Serbe të Vuçiqit. Sipas të gjitha gjasave, aset i shërbimeve ushtarake të Serbisë e tashmë një “banor rezident” në listën e zezë të ShBA-së e të Mbretërisë së Bashkuar. 

“Kariera” e tij pati ngritje të vrullshme. Prej një ndihmësi në dyqanin xhamprerës të babait të tij e të një harbuti që ju bënte zullum shqiptarëve në veri të Mitrovicës; Pastaj, “mbajtës i rendit” në mitingjet që i mbanin në veri të Mitrovicës herë njëra e herë tjetra forcë politike nga Serbia; Pastaj, një trafikant droge, qe besa (në kohë të PAN-it) edhe punonjës i ish-PTK-së e qiradhënës i lokacioneve për vendosje të antenave të Vala; Pastaj, përfaqësues për Kosovë i një kompanie malazeze – “MG Sports” DOO nga Nikshiqi, deri tek një “biznismen në vete”, pasiqë i legalizoi pasuritë e tij të fituara me krim nën maskën e bizneseve të shumta në Kosovë e në Serbi. Asaj kohe në atë pjesë të vendit kishte edhe dinarë me thasë, edhe “Poshtanska Shtedionicë”, qe besa Veselinoviqi e tjerë si ky kishin shumë shokë në pushtet në mes të Prishtinës. Kësaj “kariere” vrullin ja ndaluan ShBA-të e Britania kur këtë, shokët e tij e kompanitë e tyre i “sistemuan” në lista të zeza.

- Reklamë -

Bizneset e tij tek ne janë shuar, por gjurmë kanë lënë sa të duash… Kurse, në Serbinë e Vuçiqit bizneset e tij po lulëzojnë, duke operuar në emër të bashkëshortes së tij, znj. Lilana Bozhoviq (Ljiljana Božović) edhe kjo ish-punonjëse e PTK-së deri në vitin 2021. 

Përveç në ndërtimtari, në Serbi Veselinoviqi ka bërë edhe karrierë edhe si një njeri “që i bindë” asambleistët e Novi Sad, një qytet në veri të Serbisë, që t’e votojnë për kryetar të qytetit Milosh Vuçeviqin – vegël e Vuçiqit e kreun e “Klanit të Novi Sadit”. Vuçeviq më vonë u emërua ministër i mbrojtjes së Serbisë, e pastaj edhe kryeministër.

Pas çlirimit të Kosovës, në vitin 1999, në Dolan ishin vendosur forcat nga kontigjenti danez i KFOR-it. Me tu larguar skandinavët nga këtu, në vitin 2001, në një kohë kur Kosova ende nuk e kishte shtrirë sovranitetin në këtë pjesë të vendit, ky vend ishte kthyer në një “zonë ekonomike” e që në fakt ishte një çerdhe e strukturave paralele, gjithëçfarë “institucioni” e “ndërmarrjeje publike”, me shumë magazina, makineri të rëndë e lloj lloj zyrash. Arsenal për krim e skuadër për vendosje të barikadave.

Pamje nga “zona ekonomike” në Dolan të Zveçanit

Gjithashtu, këtu në Dolan, i kishin selitë edhe disa kompani private të lidhura me narko-kartelet serbe, por edhe nga ato që funksiononin me “modelin biznisor” që njihet si “operim me dy palë letra”, apo thënë shkurt kompani të regjistruara me të njëjtin emër edhe në regjistrin tregtar të Kosovës edhe në atë të Serbisë.

Duket se këto “fiskulltura” i kanë shërbyer kontrabandës, evazionit fiskal e facilitimit të krimit të organizuar ndërkombëtar. Siç kemi raportuar në verën e vitit 2023, të tilla “fiskulltura” i kanë bërë edhe disa shqiptarë, në fushën e medieve, komunikimeve kabllore, etj. Ju mbetet organeve përkatëse të merren me këto dukuri që vite me rradhë pas çlirimit të vendit ishin bërë burim i evazionit fiskal e mekanizëm i subversionit ekonomik në vendin tonë.

Sipas një shkrimi të Organized Crime and Corruption Reporting Project (OCCRP), pak kohë pas barikadave të vitit 2011, më saktësisht në maj të 2012, shtëpia e Veselinoviqit në Dolan ishte bastisur nga Policia e EULEX – misionit evropian për sundim të ligjit në Kosovë. Si “rregull” në raste të tilla në atë kohë, bastistja doli pa asnjë rezultat. Skenar i njohur në atë kohë: Veselinoviq ishte paralajmëruar, ai me kohë ishte larguar nga shtëpia. Madje, policisë ndërkombëtare i ishte dashur t’ju thoshte familjarëve të tij se po e zbatojnë një urdhër të prokurorisë së Serbisë, ashtu që ata t’i lejonin hetuesit e EULEX-it të hynin brenda shtëpisë.

Shkrim i OCCRP i vitit 2012. Shkrime tjera në këtë temë, mund t’i gjeni këtu, mund t’i lexoni me ndihmën e Google Translate (art. 1), (art. 2), (art. 3), (art. 4).

Nëse Banjska ishte përzgjedhur nga Serbia të ishte seli e një kreature si “SAO”-t në vendin tonë, lokaliteti Dolan do të duhet të ishte paraparë të jetë zona ekonomike e saj. “SAO”-t ishin kreatura parashtetërore që viteve të 90-ta të shekullit të kaluar i shpallnin serbët e dirigjuar nga Beogradi, në kohën kur Kroacia po bëhej gati ta shpallte pavarësinë e saj nga Jugosllavija. SAO është akronim për “Regjion autonom serb” (serbisht: Srpska autonomna oblast).

Ky plani me “SAO”-n e Banjskës i pat ngelur në fyt Vuçiqit në shtator të vitit 2023, pas ndërhyrjes së vendosur të Qeverisë së Kosovës e organeve të rendit në drejtim të mbrojtjes të sovranitetit e të integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Pas “Banjskës”, me intensitet të shtuar vazhdoj shtrirja e sovranitetit e kthimi i ligjshmërisë në këtë pjesë të vendit: mbylleshin institucione ilegale, ndër to edhe kjo “zona ekonomike” e fillonin nga puna institucione, ndërmarrje e biznese legale. Në veçanti numri i bizneseve të hapura nga pjestarët e bashkësisë serbe u rrit me vrull të shtuar, rrjedhimisht shumë bashkështetas, banorë të këtyre zonave, gjetën punë: disa në institucione, disa në ndërmarrje publike e në biznese private. 

Por, brenda kësaj “zone ekonomike” ende mund të gjenden gjurmë të së kaluarës, e cila na shfaqet si një relikt i një të kaluare jo fort të largët. 

Gjurmët e narko-karteleve serbe në Dolan të Zveçanit

Kur për herë të parë e vizituam këtë “zonën ekonomike” të Dolanit në Zveçan, ndër shumë tjera, na ra në sy një kamion i parkuar, dukej se ishte aty prej kohësh.

Në derën e këtij kamioni shkruante në serbisht “Pandërc komerc” (srb. “Pandrc komerc” / cirilikë. “ПАНДРЦ КОМЕРЦ”), me adresë në një lokalitet në Serbi të quajtur Podunavci, që ndodhet afër Vërnjaçka Banjës në shtetin fqinjë. Sipas regjistrit tregtar të Serbisë, kjo kompani është në pronësi të Sllavko Pandërc (srb. Slavko Pandrc) po nga nga Podunavci.



Lart: Të dhënat për kompaninë “Pandërc Komerc” nga “CompanyWall Serbia”.
Majtas: Kamioni i “Pandërc Komerc” në “parkun industrial” në Dolan të Zveçanit. Emërtimi dhe numri i telefonit e bëjnë lidhjen.

Gjithënjë sipas regjistrit tregtar serb, “Pandrc Komerc” është një ndërmarrje private për auto-transport, dhënie me qira (rentim) të makinerive e veturave të përdorura, eksploatim të zhavorit e rërës, ndërtimtari, tregëti e artizanat, në pronësi të Slavko Pandërc, e themeluar në vitin 1980, e shuar në mars të vitit 2020.

Kur jemi tek rentimi, apo lizingu i mjeteve të rënda motorike, opinionit tonë i kujtohet prap Veselinoviqi i Dolanit me shokët e tij nga Prishtina. Siç shkruante në korrik të 2015, Ballkan Insight i BIRN, Veselinoviq kamionët e rentuar tek dega serbe e kompanisë austriake “Alpe-Adria”, i kishte tjetërsuar dhe i kishte sjellur për t’i angazhuar në ndërtimin e “Autostradës së Kombit” tek ne në Kosovë. Në këtë artikull ishin përshkruar edhe “kombinimet” e Veselinoviqit me firmën e Berat Buzhalës, Akan Ismailit, Bujar Musës me shokë – “Arena Invest”.

Shkrim i publikuar nga BIRN në korrik të 2015

Gjithashtu, referuar shkrimit të portalit investigativ serb “Krik”, që i referohej CINS (një qendër për gazetari hulumtuese), Sllavko Pandërc, babai i Millosh Pandërc, dhe e ëma e tij Vidosava Pandërc janë pronarë edhe të një kompanie tjetër, e cila merret me ndërtimtari të objekteve banesore e ndërtim të hidro-centraleve – “VS Energy 2015” DOO, e që mediat hulumtuese në Serbi e lidhin me sulmin në Banjskë.

Millosh Pandërc, ishte arrestuar e dënuar për pjesëmarrje në një skemë ndërkombëtare të kontrabandës së kokainës, si pjesë e një grupi kriminal të prirë nga narko-bosi serb Darko Shariq (Darko Šarić). Ai u arrestua në kuadër të një operacioni ndërkombëtar policor të koduar me emërtimin “Luftëtari i Ballkanit” dhe më vonë nënshkroi një marrëveshje pranimi fajësie me prokurorinë serbe, në bazë të së cilës u dënua me 10 vjet e gjysmë burg. 

Ndërsa ishte ende në burg, në vitin 2015, babai i tij e emëroi atë në pozicionin e njërit prej drejtorëve të kompanisë “VS Energy 2015”.

Madje, gazetarët hulumtues në Serbi, kishin bërë lidhje në mes të familjes Pandërc dhe ish-shefit të grupit kriminal të njohur si “Klani i Surçinit” (më vonë i njohur edhe si “Klani i Zemunit”) – Lubisha Buha – Çume (Ljubiša Buha Čume). Gjithënjë, sipas këtyre shkrimeve, fijet e familjes Pandërc, shkonin edhe deri tek Nikolla Petroviq (Nikola Petrović), ish-drejtori i ndërmarrjes publike “EMS-Elektro Mreza Srbije” në Serbi (ndërmarrja e transmetimit të energjisë elektrike, siç është “KOSTT”-ti tek ne), si dhe kumbarë i presidentit autokrat, prorus e të zhytur në krim të Serbisë – Alleksandar Vuçiq.

Evropa e Lirë, redaksia në gjuhën serbe, kishte shkuar edhe më tutje. Në një shkrim të saj me titull “Cila është lidhja në mes të kamionëve nga barikada në Banjskë dhe Radojçiqit”, ishte bërë lidhje në mes të kompanisë “VS Energy” në pronësi të familjes Pandërc nga Serbia dhe aktit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Sipas këtij shkrimi, ishte një kamion i kësaj kompanie serbe që e kishte bllokuar urën në hyrje të këtij fshati, pusi nga e cila ku mbeti i vrarë oficeri policor, rreshteri Afrim Bunjaku, sot hero i Kosovës.

Foto (“screenshot” nga REL në gjuhën serbe): Majtas: Kamioni i cili e kishte bllokuar urën në hyrje të Banjskës, foto e shkrepur më 27 shtator 2023. Djathtas: Në derën e kamionit qëndron emërtimi i kompanisë “VS Energy”.

Më poshtë po e sjellim të përkthyer pjesën e parë të artikullit të Radio Evropa e Lirë, redaksisë në gjuhën serbe me titull “Cila është lidhja në mes të kamionëve nga barikada në Banjskë dhe Radojçiqit”:


Midis gjurmëve të konfliktit midis policisë së Kosovës dhe sulmuesve të armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, është një kamion i dëmtuar me logon e një kompanie nga Serbia (që ndodhet) në hyrje të fshatit.
Radio Evropa e Lirë (REL) nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur nëse kompania “VS Energy”, emri i së cilës është shkruar në derën e kamionit, është pronare e automjetit.
Megjithatë, hulumtimi i REL ka vërtetuar lidhjet biznesore të kompanisë me Milan Radoiçiqin, nënkryetarin e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Radoiçiq akuzohet nga autoritetet e Kosovës për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, dhe Prishtina zyrtare e ka lidhur atë me aktivitete kriminale më parë.
Kompania “VS Energy” është partnere biznesi me kompaninë rrugore “Novi Pazar-put”, pronarë të së cilës janë Radoiçiq, biznesmeni nga veriu i Kosovës Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Veselinoviq.
Sipas policisë së Kosovës, kamioni me shenjat e kompanisë “VS Energy” është një nga automjetet që i shërbeu grupit të armatosur për të bllokuar rrugën për në fshat natën midis të shtunës dhe të dielës, më 24 shtator.
Pasi policia thuhet se u përpoq të hiqte barrikadën, oficerët e policisë u sulmuan. Polici Afrim Bunjaku u vra dhe disa të tjerë u plagosën. Më vonë, tre sulmues serbë u vranë në një shkëmbim zjarri në Banjskë.

Në hulumtimin e radhës do të shpërfaqim prezencën e kompanive “me dy palë letra” në veriun e Kosovës, ndër të tjera edhe pjesëmarrjen e tyre në tregun farmaceutik në Kosovë…

Gjithashtu lexoni:

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

FSK-ja merr pjesë në konferencën e NATO-s në Gjermani

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë

Jeton Sopa 20/02/2026 20/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?