Kosova dhe Shqipëria, në mesin e shumë vendeve të tjera, morën pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes, ku u nënshkruan zotimet për Gazën.
Presidenti amerikan, Donald Trump, në mbyllje të takimit të parë të Bordit të Paqes tha se do ta bëjnë Gazën shembull të paqes dhe sigurisë.
Ai këtë e quajti një prej ditëve më të rëndësishme në karrierën e të gjithëve që ishin të pranishëm.
“Do ta bëjmë Gazën shumë të suksesshme, shumë të sigurt dhe po ashtu do ta çojmë një hap më tutje. Kur shohim pika të tilla në gjithë botën, këtë mund ta bëjmë lehtësisht. Është një grup njerëzish të shkëlqyeshëm dhe besojmë se mund të bëjmë gjëra që shumë të tjerë as nuk mund t’i imagjinojnë”, tha Trump.
Ai shtoi se do të ndodhin gjëra të paimagjinueshme.
“Do ta ndihmojmë Gazën, do ta rregullojmë, do ta bëjmë të suksesshme, do ta bëjmë paqësore. Do të bëjmë gjëra të tilla edhe në vende të tjera. Sigurisht që do të ndodhin gjëra që mund të jenë të paimagjinueshme për sot”, tha Trump.


