KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Kosova, shtet i vendosur për ta mbrojtur lirinë në çdo pëllëmbë
Politikë

Osmani: Kosova, shtet i vendosur për ta mbrojtur lirinë në çdo pëllëmbë

Kosova News
Kosova News 12:49 -17/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrugët kryesore të Prishtinës, këtë të martë të 17 shkurtit janë veshur me ngjyrat e ushtrisë dhe policisë. Ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me pjesëtarë të policisë kanë marshuar drejt këtyre rrugëve në 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Qytetarë të shumtë kanë mbushur rrugët për të parë djemtë e vajzat e Forcës së Kosovës e Policisë së Kosovës, të cilët mbi supe bartin përgjegjësinë e sigurisë së Republikës.

Ceremonia kryesore e paraklaimit u mbajt tek obelisku New Born, aty ku komandantja supreme e Ushtrisë së Kosovës, presidentja e shtetit, Vjosa Osmani tha se është vendi ku u dha kumti i shumëpritur i shtetësisë.

“Në këtë përvjetor domethënës jemi në rrugën “Luan Haradinaj e cila mbanë emrin e një luftëtari të shquar, një heroi të Ushtrisë Çlirimtare, një emër që na kujton se ky shtet u ndërtua nga guximi i atyre që zgjodhën të mos heshtim përballë padrejtësisë. Gjaku i tyre qëndron në themelet e shtetit tonë të pavarur e sovran. Pak metra nga këtu qëndron monumenti Heroinat, një kujtesë e fuqishme, por edhe e dhimbshme. Për afër 20 mijë gra të dhunuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë gjatë luftës së vitit 1998-1999. Ai monument na kujton se plagët që lufta la pas, dhimbet që nuk shihen gjithmonë, por që jetojnë gjatë në ndërgjegjen tonë kolektive, nuk do të harrohen kurrë. Na kujton se liria ka çmim të lartë dhe se drejtësia për mijëra të vrarë, përfshirë edhe fëmijë mbetet një obligim i përhershëm i yni”, tha Osmani.
Prandaj, tha ajo, në hapësirën ku lindja  e shtetit, sakrifica e të gjithë luftëtarëve të UCK-së dhe plagët e luftës qëndrojnë bashkë, kujtojnë përpjekjet e brezave që u vulos pikërisht në shkurtin e vitit 2008.
“Sot para jush qëndron një Republikë 18 vjeçare e lindur nga sakrifica, e ushqyer nga qëndresa dhe e forcuar nga shpirti i popullit të saj, nga secili prej jush. Kosova është shtet i lirë, i papërkulur, i vendosur për ta mbrojtur lirinë e vetë në çdo pëllëmbë të saj. Kosova është Republikë e pavarur dhe sovrane , e guximshme, e fortë dhe me miq të shumtë”, deklaroi Osmani

Gjithashtu lexoni:

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Kosova News 17/02/2026 17/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?