KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Ne duhet ta sjellim programin qeveritar dhe më pas rishkimin e buxhetit
Politikë

Kurti: Ne duhet ta sjellim programin qeveritar dhe më pas rishkimin e buxhetit

Kosova News
Kosova News 11:46 -16/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit ku po mbahet seanca e jashtëzakonshme, ka thënë se rishikimi i buxhetit nuk mund të bëhet pa prezantuar planin e programit qeverisë, raporton Ekonomia Online.

“Ashtu siç e parasheh Ligji për financat publike, brenda vitit 2025, saktësisht më 31 tetor 2025, në mbledhjen e Qeverisë ne e patëm miratuar buxhetin për vitin 2026, i cili është dashur të diskutohej dhe aprovohej në nëntor dhe dhjetor të vitit që lamë pas. Por, siç e dimë, legjislatura e nëntë përfundoi ashtu si përfundoi; patëm zgjedhje të parakohshme, të lira, të ndershme dhe demokratike. Tash kemi qeveri të re, andaj do të mbajmë një mbledhje të re të Qeverisë në mënyrë që ta sjellim buxhetin e vitit 2026 tek ju, por ai nuk mund të rrijë ashtu siç është, për shkak të përbërjes së re të Kuvendit dhe Qeverisë së re. Zotimet që i kemi dhënë në fushatën e fundit, natyrisht që janë të përmbledhura në ekspozenë që kam bërë më 11 shkurt, kur u rizgjodha kryeministër. Por, para se ajo ekspoze të shndërrohet në buxhet të ri, duhet të vijë tek ju programi qeveritar.  Pra, do të ishte jo normale të sillnim buxhet në përputhje me ekspozenë pa e sjellë paraprakisht programin qeveritar. Rendi logjik i gjërave, nga kronologjia, është ky: zotimet në fushatë, ekspozeja e kandidatit për kryeministër, programi i ri qeveritar dhe më pas rishikimi i buxhetit”, tha ai.

E një risi e buxhetit ai thotë se është paga e 13-të për sektorin publik.

“Në këtë buxhet që kemi prezantuar, natyrisht që kryefjala është shifra prej afër 4 miliardë euro, ku një e katërta, apo rreth 1 miliard euro, janë buxhetuar për investime kapitale. Normalisht, risi – por tashmë e paralajmëruar – e këtij buxheti është paga e 13-të e sektorit publik, dhe kjo sivjet nuk do të jetë në fund të vitit, por në pranverë”, nënvizoi Kurti.

Kurti u përgjigj kritikave duke thënë se duhet të pranohet se nëse dikur stabiliteti ka qenë progres, tani sipas tij kemi progres stabil.

“Ne këtu u kritikuam se ky është buxhet i status quo-së. Pjesërisht besoj që u përgjigja me faktin se ne duhet ta sjellim njëherë programin qeveritar dhe më pastaj rishikimin e buxhetit. Por, në anën tjetër, duhet ta pranojmë bashkërisht se nëse dikur stabiliteti ka qenë progres, tash kemi progres stabil. Pra, është njëfarë kalimi cilësor prej stabilitetit si progres te progresi stabil, me ç’rast rritja ekonomike prej së paku 4 për qind natyrisht që është stabile. Një rritje e tillë e qëndrueshme nuk është status quo e keqe”, theksoi ai

Gjithashtu lexoni:

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Kosova News 16/02/2026 16/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?