KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drecun: Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë rezultat i punës së Serbisë
Rajon

Drecun: Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë rezultat i punës së Serbisë

Kosova News
Kosova News 17:46 -15/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, përkatësisht analisti ushtarako-politik, e ka pranuar se shteti i tij i ka dorëzuar dosje Prokurorisë Speciale (ZPS) me seli në Hagë të Holandës. Ai thotë se akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë rezultate i punës së Serbisë.

“Prej vitesh kam punuar që të arrihej deri te ky gjykim, madje që të ngrihej aktakuza. Ju kujtohet që kam formuar një grup pune që merrej me mbledhjen e fakteve dhe provave. Kam vendosur bashkëpunim me Prokurorinë e Specializuar dhe që atëherë e kam parë se çështjet kyçe në aktakuzë do të ishin ndalimet e paligjshme dhe organizimi hierarkik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne e kemi dorëzuar atë dokumentacion; këtë material e ka dorëzuar Serbia”, tha Drecun në një intervistë për Radio Televizija Srbije (RTS).

Sipas tij, Serbia ka dhënë të dhëna për tetëdhjetë e gjashtë ndalime të paligjshme.

“Kemi dorëzuar dokumentacion të fuqishëm që është thjesht i pakundërshtueshëm. Pavarësisht se mbrojtja gjatë gjithë kohës është përpjekur ta komprometojë atë dokumentacion, duke thënë se UÇK-ja nuk ka qenë e përbërë nga disa grupe të ndara që takoheshin herë pas here, por se ajo ka qenë e vendosur në mënyrë hierarkike si një organizatë klasike ushtarake dhe se ka ekzistuar përgjegjësi komanduese”, thotë Drecun.

Drecun thotë se, sipas tij, katër të akuzuarit janë përgjegjës mbi bazën e përgjegjësisë komanduese.

“Ne kemi dorëzuar dokumentacion që është sekuestruar në shtabet. Këto janë urdhra të ndryshëm, leje të ndryshme, raporte të ndryshme ku shihen nënshkrimet e komandantëve të zonave operative”, shton ai.

Drecun thotë se në aktakuzë shkruan se në atë ndërmarrje kanë marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, “nga Shtabi i Përgjithshëm deri te, siç thuhet, ushtarët e fundit”.

Sipas tij, është e rëndësishme që ata të dënohen dhe që kualifikimi “ndërmarrje e përbashkët kriminale” të marrë verifikim në Dhomat e Specializuara.

Drecuni ka pohuar edhe më parë se Prokuroria e Serbisë ka mbledhur mbi 7 mijë dokumente, të cilat, sipas tyre, janë dëshmi për krimet ndaj serbëve dhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera në Kosovë në periudhën 1998–2000.

ZPS ka kërkuar dënim me 180 vjet burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Mbrojtja i ka hedhur poshtë këto akuza, duke argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur një strukturë të organizuar komanduese dhe se krimet që u atribuohen katër të akuzuarve nuk janë provuar.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 15/02/2026 15/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?