KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri e re për familjen dhe veteranët — Hoti: Vlerat e luftës në qendër të politikave
Politikë

Ministri e re për familjen dhe veteranët — Hoti: Vlerat e luftës në qendër të politikave

Kosova News
Kosova News 09:05 -15/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Për herë të parë Kosova do ta ketë Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare. Këtë institucion të sapokrijuar do ta udhëheqë Andin Hoti. Në një bisedë për RTK-në, ai ka thënë se kjo ministri nuk është vetëm një ndryshim organizativ, por vendosje e familjes, punës dhe vlerave të luftës në qendër të politikave shtetërore.

“Familja është themeli i shoqërisë sonë, ndërsa sfidat sociale, ekonomike dhe demografike kërkojnë qasje të përqendruar dhe të koordinuar institucionale. Ndërkaq, dinjiteti i atyre që sakrifikuan për lirinë tonë, është obligim i yni kombëtar”. Kështu tha për RTK-në, ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Ai theksoi se themelimi i kësaj ministre ka qenë nevojë reale dhe e kahershme.

Sipas tij, kjo ministri nuk është vetëm një ndryshim organizativ, por vendosje e familjes, punës dhe vlerave të luftës çlirimtare në qendër të politikave shtetërore.

E nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së presin që kërkesat e tyre të adresohen sa më shpejt dhe në mënyrë të drejtë.

“Kërkesa e parë është ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës. Pastaj kthimi i pensionit të veteranit në barasvlerën për pagë minimale, e cila u mohua para disa vitesh. Pra rikthimi në barasvlerën minimale. Kërkesa tretë është Qeveria dhe ministritë përkatëse t’i nxjerrin urdhëresat administrative për zbatim të ligjit për Veteranët e UÇK-së”, tha ai  

Ai shtoi se edhe pse nuk janë pyetur fare paraprakisht si organizatë lidhur me krijimin e kësaj ministrie, i gëzohet faktit që më në fund ekziston një ministri që kujdeset për kategoritë e dala nga lufta.

Ndërkohë, pas themelimit të ministrisë u tha se ajo mbulon segmentet më vitale të shoqërisë dhe të shtetit tonë, prandaj fokusi i saj do të jetë përherë i mbështetur në shtyllat e dinjitetit e të krenarisë: punë, familje dhe vlera mbi të cilat është ndërtuar Republika e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua

Kosova News 15/02/2026 15/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?